Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Zvaritja

Zvaritja si moment i rëndësishëm i zhvillimit të foshnjes

Zvaritja është metoda e parë e lëvizjes së sukseshme rreth e rrotull me forcat e veta e foshnjës suaj. Me anë të zvaritjes tradicionale, foshnja juaj do të mësojë të balansojë mes duarve dhe këmbëve të tij. Më pastaj ajo do të mësojë të shkoj përpara dhe prapa duke i japur shtytje me gjunjët e saj. Në të njejtën kohe, ajo do ti forcojë muskujt e saj të cilet më vonë do ti mundësojnë asaj të ecën.

 

Kur nis të zhvillohet

Shumica e foshnjeve nisin që të zvariten mes moshës 6 dhe 10 muajsh. Foshnja juaj në këtë kohë poashtu mund të zgjedh dhe ndonjë metodë tjetër për të lëvizur rretherotull siç është tërheqja zvarrë me vithe (ikja e shpejtë nëpër dhomë duke u shtyrë dhe duke përdorur një këmbë përpara dhe një dorë mbrapa për ti japur shtytje vetes!), rrëshqitja në stomak, apo rrotulimi nëpër dhomë. Por poashtu ka raste tek disa foshnje të cilat i lënë anash të gjitha metodat e zvaritjes dhe shkojnë direkt kah terheqja e trupit duke u kapur për sende, të qëndruarit në këmbë, dhe direkt të ecurit.

Që nga kampanja 'T’i kthehemi dhe njëherë gjumit' e lansuar nga qeveria Amerikane në vitin 1994, (kampanjë kjo ku nënat e reja këshilloheshin se si ti vendosin foshnjat gjatë gjumit, foshnjat duhet të ktheheshin në krah ose në shpinë, dhe që ti shmangeshin ambienteve të tymosura apo tejet të nxehta, si dhe menjëherë të kontaktohej mjeku kur foshnjat nuk ndiheshin mirë) me shumë foshnja fillonin vonë me zvaritjen apo e anashkalonin tërësisht. Mos u merakosni për stilin se si fillon të ecën foshnja juaj, me rëndësi është se është duke lëvizur, ndërsa mënyra se si e bën këtë gjë është fare pa rëndësi.

Si zhvillohet

Fëmija juaj sipas të gjitha gjasave do të nis të zvaritet që në momentin kur është e aftë të rrijë ulur vetë pa ndonjë ndihmesë (diku rreth muajit të 6 apo të 7). Pas këtij momenti ai mund ta mbajë kokën lartë për të shikuar rretherotull, dhe krahët, këmbët, dhe muskujt e shpinës i ka aq të fuqishëm sa që e mbajnë në këmbë nga rrëzimi në tokë, sa herë që ai ngritet në këmbët e tij me anë të duarve dhe gjunjëve.

Foshnja juaj gradualisht do të mësojë (mbrenda disa muajve) në mënyrë bindëse të kalojë nga pozita ulur në të katrat, dhe shpejt do të kuptojë se do të mund të shkojë e të vijë nga njëra anë në tjetrën kur i mban gjymtyrët drejt, dhe kur gjoksin e ka paralel me tokën.

Diku rreth muajit të 9 apo të 10, ai do të kuptojë se shtytja me gjunjë i jep forcën e vërtetë e cila i nevojitet për ta vënë në lëvizje. Duke fituar shkathtësinë, ai do të mësojë të kalojë nga pozita e zvaritjes në pozitën ulur. Ai poashtu do të mësojë të zotërojë teknikën e avansuar të cilin pediatri i njohur Amerikan William Sears e quajti 'zvaritja e kryqëzuar ' duke lëvizur njërin krah dhe këmbën e kundërt me të kur lëviz përpara, në vend të lëvizjes së krahut dhe këmbës të së njejtës anë. Pas kësaj ushtrimet do të jenë perfekte. Mund të prisni që të jetë zvaritës tejet i aftë që nga mosha 1 vjeçare.

 

Çfarë vjen më pas

Pasi që fëmija juaj ka zotëruar zvaritjen, gjëja e vetme që mbetet për tu realizuar është aftësia për të ecur. Një orë e më parë, ai do të fillojë të tërheq Çdo gjë që mund të arrijë, për tu ngritur , që nga tavolina e kafesë e gjer tek këmba e Gjyshës. Si të fillojë të ndjejë balansin në këmbët e tij, ai do të jetë i aftë të qëndrojë në këmbët e veta, dhe të shkojë te poshtë e te lartë duke u mbajtur për orenditë e shtëpisë. Pas kësaj është çështje kohe se kur do të nis të ecën, të ngas, dhe të kërcej.

Roli juaj

Mënyra më e mirë për ti japur shtytje dhe nxitje zvaritjes mu siç është rasti dhe me shtrirjen e duarve dhe rrëmbimin e gjërave është të vini lojëra dhe objekte tjera të dëshiruara (bile edhe veten) ca më tutje nga sa mund të arrijë foshnja juaj. Akademia Amerikane e Pediatërve këshillon që të përdorni jastekë, kuti të vogla si dhe gjësende të tjera për ti krijuar pengesa në rrugë që ai të mundohet vetë që ti zgjidh. Kjo do të bëjë që ai të përmirësoj vetëbesimin, shpejtësinë dhe lëvizshmërinë e tij. Vetëm se mos e lini vetëm në rast se ngatërrohet nën ndonjë jastëk ose ndonjë kuti, me siguri se do të trembet dhe do të jetë në rrezik të zënjes së frymës (ngulfatjes ).

Foshnjet që zvariten mund të bëjnë plot prapësira. Përkujdesuni që shtëpia juaj të ketë sigurime për fëmijet, me theks të posaçëm tek shkallët në hyrje. Foshnjën do ta tërheqin shkallët, por ato mund të jenë të rrezikshme, prandaj mbajeni larg nga ato, përderisa nuk e zotëron mirë zvaritjen (zakonisht rreth moshës 12 muajsh). Edhe atëherë përkujdesuni nga afër. Tani për tani, këshillon Akademia Amerikane e Pediatërve, krijoni ushtrime praktike me blloqe prej stiropori ose me kuti të forta prej kartoni.

Poashtu ende nuk keni nevojë për të blerë këpucë. Foshnja juaj nuk nevojë për veshmbathje të forta gjersa të mos e zotërojë tërësisht të ecurit.

 

Kur të jeni të brengosur

Foshnjat i zhvillojnë shkathtësitë e tyre duke përdorur metoda të ndryshme dhe kohëzgjatje të ndryshme. Por në rast se foshnja juaj nuk ka treguar interes për të zhvilluar lëvizshmërinë e tij me ndonjë metodë (duke u zvaritur , duke u rotulluar apo duke ikur shpejt me katërkëmbë) apo nuk ka mësuar që ti lëviz në mënyrë te koordinuar krahët dhe këmbët, apo nuk ka mësuar të përdorojë në mënyrë të njejtë krahët dhe këmbët, gjer në moshën 1 vjeçare, atëherë duhet ti tregoni mjekut për këto gjëra në vizitën e ardhëshme. Mbani në mend se foshnjat e lindura para kohe i arrijnë këto aftësi ca më vonë se moshatarët e tyre.

/komuniteti

/tema e javës

Java: Komente: