Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Zhvillimi i shqisave tek i posalinduri

Si e ndjen foshnja prekjen?

Pas lindjes, foshnja e ka të zhvilluar shqisën e të prekurit sikurse të rriturit. Megjithatë, lëkura e foshnjes suaj është shumë e ndjeshme dhe i pëlqen prekja e ngrohtë e cila i përkujton ngrohtësinë gjatë kohës kur ka qenë në barkun e nënës.

Meqë lëkura e të posalindurit tuaj është shumë e ndjeshme, në zhvillim të shqisave të prekjes mund të ndikoni me anë të masazhës së lehtë nëpër tërë trupin. Duke u rritur foshnja, hulumtoni së bashku! Mbledhni materiale të ndryshme, siç është pambuku, vata, leshi dhe të ngjashme, vendosini një nga një në dorën e vogël të foshnjes suaj, dhe vështroni reaksionet e saj.

Çfarë shijesh dallon foshnja pas lindjes?

Foshnja që në lindje mund të dallojë shijen e ëmbël dhe të tharrtë. Natyrisht, i pëlqen më shumë e ëmbla, prandaj edhe nuk është fakt për t`u quditur që edhe qumështi i gjirit ka shije të ëmbël. Ndjesia për shijen e njelmët zhvillohet pas muajit të pestë.

Kur të ketë mbushur nëntë muaj, do jetë koha e duhur për shije të reja në ushqim, theksojnë ekspertët. Në këtë periudhë zhvillimi i shqisave është në kulminacion. E rëndësishme është që të vështroni reaksionet e foshnjes derisa e ushqeni. Në këtë mënyrë, më së lehti do ta keni për të konkuduar se cilat shije i pëlqejnë, dhe cilat jo.

Cilat aroma i ka qejf foshnja?

Pas lindjes, foshnja dallon shumë aroma, por më së shumti mund ti pëlqej aroma e vanillës apo bananes. Sipas disa hulumtimeve vetëm pak orë pas lindjes foshnjet e dallojne nënën sipas aromës së saj. Shumë shpejt foshnjat anojnë nga aroma që ju pëlqen. Ekspertët pohojnë që foshnjat sipas aromës dallojnë nënën që jep gji, dhe nëse afër do jenë dy gra të cilat mund ti japin gji, foshnja do dallojë nënën nga aroma.

Duke u rritur foshnja, aq më shumë do ti dallojë aromat. Gjer në moshën 1 vjeç shumica foshnjave i dallojnë aromat e të rriturve, përpos të prindërve, edhe të fëmijëve të tjerë. Në këtë periudhë fillon të dallojë aromat e ndryshme të ushqimeve, gjë që mund të ju ndihmojë të zbuloni se çfarë ushqimi preferon foshnja, dhe çfarë jo.

A ndëgjon foshnja pas lindjes?

Foshnjat reagojnë në zërat e të rriturve dhe më shumë i pëlqejnë zërat e qetë, tone më të ulëta. E vetmja gjë, është që ato nuk mund ti ndëgjojnë psherëtimat, sepse nuk e kanë të zhvilluar shqisën e të ndëgjuarit plotësisht. Në muajin e parë do të shfaqin interes për zëra të tjerë, dhe më vonë do hulumtojnë zërin e tyre.

Shqisa e të ndëgjuarit është shumë e lidhur me të folurit. Deri në muajin e tretë, foshnja juaj do bëjë tinguj dhe do pres ti përgjigjeni. Në këtë periudhë foshnja mund të vërejë se nga cila anë po vie tingulli, ndërsa deri në muajin e shtatë do mësojë emrin e vet se si tingëllon kur e thërrisni.

A sheh foshnja pas lindjes?

Gjatë tre muajve të parë të jetës, fusha e shikimit të foshnjes është e kufizuar në 20 gjer në 40 centimetra, gjithçka përtej kësaj ka formë jo të rregullt dhe është e mjegulluar. Nuk është rastësi që pikërisht kjo është largësia nga fytyra e foshnjes te ajo e nënës gjatë gjidhënjes. Foshnjet tërheqin nga format e qarta dhe objektet shkëlqyese.

Gjatë muajve të parë mund të vëreni që sytë e foshnjes nuk fokusohen të dy në kohë të njejtë, por mos u brengosni, kjo nuk është shenjë strabismusi. Foshnja duhet ti forcojë muskujt e syve që të mund të fokusojë shikimin në objektin apo personin e caktuar.

Ngjyra e syve të foshnjes nuk do të formohet gjer në fund të vitit të parë të jetës. Shumica e foshnjeve lindin me ngjyrë të kaltër të errët apo ngjyrë kaltër në hiri. Ngjyra e syve të foshnjes mund të kalojë gjatë disa ndryshimeve, para se të konstatohet përfundimisht ngjyra, diku rreth muajin të tretë dhe gjashtë, tek disa foshnja madje edhe më gjatë.

/komuniteti