Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Shoqërimi

Shoqërimi si moment i rëndësishëm i zhvillimit të foshnjes

Si mëson foshnja juaj për lidhjet dhe komunikimin me njerëzit tjerë? Kur do të fillon që të gjej shokë?

E gjithë kjo fillon nga ju prindërit e tij. Ju jeni shoku i tij i parë, njeriu i tij më të dashur. Ai gëzohet kur ndëgjon zërin tuaj, sheh fytyrat e juaja, dhe ndjen prekjen e duarve tuaja. Me ndihmën tuaj, fëmija juaj do të njihet dhe me njerëzit e tjerë, dhe do ti pëlqejë prania e tyre poashtu. Ky është fillimi i zhvillimit të aftësive së foshnjës tuaj për tu shoqëruar dhe komunikuar.

 

Kur fillon të zhvillohet

Që nga momenti kur lind foshnja juaj do të fillojë të komunikojë me të tjerët. Aftësia e tij për tu shoqëruar do të jetë e kufizuar vetëm me ju, pasi që ai më shumë koncentrohet në mësimin se çfarë mund të bëjë me veten e tij siç është marrja dhe gjetja e objekteve, ecja, dhe shkathtësitë tjera.

Me mbushjen e 2 viteve, fëmija juaj do të fillojë të luaj pa u ndarë me fëmijët e tjerë. Si me të gjitha shkathtësitë tjera, edhe në këtë rast atij do ti vyej ca kohë që ti zhvilloj dhe ti rafinoj shkathtësitë e veta. Në filim ai nuk do të dëshiron që ti ndaj lodrat e tija, por duke i ndjerë dhe kuptuar të tjerët, ai do të bëhët shok shumë i mirë. Dhe me mbushjen e 3 viteve ai do të fillojë që vetë të gjejë shokë të rinj.

Si fillon të zhvillohet

Muaji i 1 - rë

Foshnja e juaj është krijesë e shoqërueshme që nga fillimi. Ai ka kënaqësi që ta mbajnë, ta prekin, ti folin dhe ti buzëqeshin. Që me fillimin e muajit të parë fëmija juaj do të fillojë të eksperimentoj duke bërë fytyra me ju. Ai do të kënaqet duke ju shikuar dhe bile do të mundohet që të ju imitoj. Tregojani gjuhën dhe shikoni se si dhe ai do të bëjë të njejtën gjë me ju.

Muaji i 3 - të

Tani foshnja e juaj do ti kalojë të shumtën e orëve të tij duke studiuar se çfarë ndodh rreth e rrotull tij. Tani ai do të fillojë të buzëqesh vetë, ngjarje me rëndësi për shumicën e prindërve. Ai së shpejti do të bëhët ekspert në 'folje me anë të buzëqeshjes' duke filluar komunikimin me ju me anë të buzëqeshjes dhe murmuritjes në të njejtën kohë.

Muaji i 4 - të

Foshnja juaj bëhët më shumë e më hapur ndaj njerëzve të rinj rreth e rrotull vetes, duke i thirrur ata me britma gëzimi. Por askush nuk mund ti afrohet nënës dhe babait. Foshnja juaj do ti ruaj reagimet më të entuziasmuara për ju, shenjë e vërtetë e lidhjes së saj me ju.

Muaji i 7 - të

Për të shumtën e kohës fëmija i juaj është më tepër i zënë me përvetësimin e shkathtësive të tij se sa me luajtjen me fëmijët e tjerë. Kur dy fëmijë në moshën nën 1 vjeç janë vënë të lozin bashkë me plot lodra para tyre, ata zakonisht më shumë luajnë veçantë me lodrat e tyre se sa me njëri – tjetrin.

Foshnja juaj tani do të mund të këtë interes ngarendës (vrapues) ndaj foshnjave të tjera, posaçërisht tani kur është plotësisht i lëvizëshëm dhe stabil në këmbët e veta. E shumta e komunikimit do të jetë e kufizuar me vështrime dhe tërheqje me duar.

Ai ende më shumë preferon familjen e tij se sa të tjerët. Ai bile dhe mund të frigohet nga njerëz të panjohur dhe të vuaj nga ankthi i ndarjes nga prindërit e tij për ndonjë kohë.

Muaji i 12 – të

Kah mbarimi i vitit të tij të parë, foshnja juaj mund të bëhët pak sa e joshoqërueshme, ai mund të qajë kur ju nuk jeni pranë tij apo të ndjehet i shqetësuar kur është në duar të ndonjë të panjohuri, dhe jo në duar të prindërve të tij. Plot fëmijë kalojnë nëpër shqetësimin e ndamjes i cili kulminon diku rreth muajit të 10 dhe të 18. Foshnja juaj ju kërkon vetem juve dhe nuk don ta ketë ndonjë njeri tjetër pranë dhe mund të ndihet shumë i shqetësuar kur nuk jeni pranë tij. Ndonjëherë është vetëm prezenca e juaj ajo që mund ta qetësojë.

Muaji i 13 deri 23 - të

Fëmija juaj i cili posa ka filluar të ecën, është shumë i interesuar për botën që e rrethon posaçërisht, se çfarë lidhjesh ka bota me të. Duke filluar të flas dhe të komunikoj me të tjerët, ai do të mesoj të bëjë shokë. Ai do të kënaqet me shoqërinë e fëmijëve tjerë, edhe me ata të moshës së tij, edhe me ata ca më të rritur. Rreth moshes 1 dhe 2 vjeç femija juaj do ti mbrojë me forcë ndarjen e lodrave te tij me fëmijët tjerë, gjë që do të mund të jetë problematike për prindërit që mendojnë se fëmija i tyre duhet të mësoj ti ndaj gjërat.

Ju do të mund të vëreni si fëmija i juaj i imiton fëmijët tjerë, dhe si i shikon me kohë të gjatë se çfarë bëjnë ata. Ai poashtu do të dëshiroj që ta theksoj pavarsinë e tij si për shembull ai do të refuzoj që të mbaj dorën tuaj kur jeni duke kaluar rrugën, apo të jetë i tejet zëmëruar kur i thuani se nuk mund ta marrë lëngun e portokallit në dhomën e tij të gjumit.

Muaji i 24 deri 36 – të

Rreth moshës 2 deri 3 vjeç ka gjasa që fëmija i juaj të jetë i fokusuar ndaj vetës së tij. Nuk është fare i interesuar të ia dijë për të tjerët dhe mendon se të gjithë të tjerët ndjehen ashtu siç ndjehet ai. Mos u bëni merak. Duke u rritur ai do të mësojë që ti ndaj gjërat me të tjerët dhe të marr përgjegjësi mbi vete.

Çfarë vjen me pas

Duke u rritur, ai do të kënaqet duke u tërhequr nga njerëzit tjerë posaçërisht nga fëmijët tjerë. Ai do të mësojë se si të komunikoj me të tjerët në situata të ndryshme, dhe shokët e tij të lojës gjithmonë do të kënaqen me të. Ai do të perfitojë shumë nga të shikuarit dhe të komunikuarit me të tjerët. Një herë si të mësojë se si të artikulohet me fëmijët tjerë, dhe se sa gjë e gëzueshme është të kesh miq dhe shokë, ai do të krijojë miqësi të vërteta që do të zgjasin përgjithmonë.

Roli juaj

Kaloni shumë kohë duke ndenjur fytyrë me fytyrë me foshnjën tuaj, posaçërisht në muajt e parë. Ai do ta adhurojë këtë gjë, dhe do të kënaqet duke bërë fytyra me ju. Thërrisni shokët dhe kushërinjët e familjes për vizitë. Foshnjat i kanë qejf mysafirët, si të rinjët ashtu edhe të moshuarit, posaçërisht kur ata të gjithë bëjnë zhurmë rreth tij.

Poashtu mos u brengosni në rast se foshnja e juaj zhvillon shqetësimin nga të huajt. Eshtë gjë plotësisht normale, dhe fillon diku rreth muajit të 7-të.

Në rast se foshnja juaj qan kur e merr në krah ndonjë i afërm i familjes, merreni prapa në krahët tuaj dhe filloni ta qetësoni ngadalë. Bëni që të ndjehet i sigurtë në krahët tuaj gjersa personi tjetër është pranë. Le të komunikojnë dhe le ti folin në mënyrë të tyre me fëmijën tuaj gjersa e mbani në krahë. Pastaj ia jepni në krahë për një kohë të shkurtër dhe rrini afër. Dhe në fund provoni të dilni jashtë dhomës për ca momente dhe shikoni se çfarë ndodh. Nësë fëmija juaj fillon të qajë atëherë provoni prapë dikur më vonë.

Shkoni në mënyrë konstante mbrenda dhe jashtë dhomës, dhe në përfundim fëmija juaj do të ndihet i sigurtë duke mësuar se edhe në rast se në atë moment nuk jeni aty, ju do të ktheheni së shpejti.

Fëmija juaj i cili porsa ka filluar të ecë mund të përparojë me moshatarët e tij rreth vetës, prandaj rregulloni një orar për të luajtur me fëmijët e tjerë. Përkujdesuni që të këtë plot lojra për të gjithë se siç cekëm më lartë, ata mund të mos kenë dëshirë për ti ndarë lodrat.

Gjëra fokusimi ndaj vetës është plotësisht normal për të voglin tuaj 2 – 3 vjeçar, kur nuk është herët që t’ia mësoni ndonjë sjellje të mirë. Lëreni që të ju dëgjojë duke thënë 'Ju Lutem' apo 'Faleminderit' dhe duke lavdëruar dikë për punën e bërë si duhet. Le të ju shoh se si ndani desertin tuaj apo gazetën e përditëshme me njerëzit rreth vetes. Regjistroni fëmijën tuaj në foshnjore apo në grupe për të lojtur, që të ketë mundësi të shoqërohet me fëmijët tjerë. Së shpejti ai do të mësojë se si të bëjë shokë të rinj.

Kur të brengoseni

Në rast se fëmija i juaj tregohet i painteresuar që të komunikoj apo të shoqërohet me të tjerët deri në moshën 1 vjeç, përveç me prindërit e tij, dhe sidomos në rast se ai nuk ka dëshirë të komunikojë as me ju, atëherë ju duhet të konsultoheni me mjekun.

Fëmija juaj, që sa ka filluar të ecën (1 deri 3 vjeç) mund të bëhet agresiv ndaj fëmijëve tjerë, posaçërisht rreth lodrave, (ai bile mund të bëhet dhe një Grof Drakula i vogël duke i kafshuar shokët e tij dhe duke eksploruar se çfarë mund të bëj krejt me dhëmbët e tij!).

Nëqoftëse ai është agresiv në mënyrë të tepruar dhe është i paaftë që të kalojë kohë së bashku me fëmijët tjerë pa i kafshuar, goditur dhe shtyrë, atëherë konsultohuni me mjekun së çfarë duhet bërë rreth këtyrë sjelljeve. (Këto sjellje shfaqën në të shumtën e rasteve për shkak të frikës ose pasigurisë). Gjersa të gjithë fëmijët kohë as kohe bëhen pak agresiv, është e pazakontë që të jenë agresive të gjithë kohën.

 

/komuniteti