Njohja e peshës në lindje ka rëndësi të veçantë. Është e nevojshme që prindërit të dinë peshën që ka patur fëmija i tyre në lindje dhe të jenë në gjendje t'ia tregojnë mjekut. Pesha e fëmijëve në lindje në Shqipëri është në përgjithësi normale. Ajo mesatarisht shkon në 3400 gr. Meshkujt e kanë peshën në lindje pak më të lartë se femrat. Nuk do të thotë që ata fëmijë që lindin nën 3400 gr nuk janë normalë. Egziston një kufi për peshën në lindje dhe shkon në 2500 gr. Për fëmijët që lindin mbi këtë peshë themi se kanë peshë normale.
Fëmijët që lindin me peshë më të ulët se 2500 gr themi se janë të parakohshëm ose prematurë. Pesha e fëmijës në lindje është e lidhur me disa shkaqe të njohura si: zgjatja e shtatzanisë, gjendja, ushqyerja, puna, mosha e nënës. Rëndësi kanë dhe sëmundjet që nëna mund të ketë kaluar veçanërisht gjatë shtatzanisë. Pjesërisht, pesha në lindje ka lidhje dhe me madhësinë e trupit të prindërve. Pesha jo shumë e madhe nuk do të thotë gjithmonë se është shenjë dobësie. Në rastet e prematurës fëmija mbahet në mbikqyrje të personelit shëndetësor.