Këmbët e foshnjës tuaj ende nuk janë të forta për ta mbajtur në këmbë trupin e saj, por nëse e mbani pezull me krahët tuaj, ajo do ti lëkund dhe do ti mëshojë për tokë me këmbët e saj mu sikurse të ishte duke ecur. Ky është refleks pasiv dhe kjo gjë do të zgjas vetëm për ca muaj.
Kur foshnja juaj i mbush 5 muaj ajo do të fillojë të kërcejë te poshtë e te lartë nëse e leni të balansojë me këmbët e tij në kofshat e këmbës tuaj. Kërcimi i këtille do të jetë aktiviteti i tij më i preferuar fizik në disa muajt e ardhshëm dhe me këtë ai do ti zhvillojë muskujt e këmbëve të tij, gjersa tërë kohën do të vazhdojë të zotërojë uljen, rrotullimin, dhe zvaritjen.
Diku rreth moshës prej 8 muajsh foshnja juaj do të filloje të përpiqet të qëndrojë në këmbë duke u mbajtur për orenditë e shtëpisë (prandaj përkujdesuni që çdo gjë që i del në shteg të jetë e fortë dhe e palëkundshme për ta mbajtur). Në se e ndihmoni që të mbahet për kolltuk, sipas të gjitha gjasave ai do të mbështetet aty për të gjithe jetën e tij. Mbas disa javë të mësimit dhe zotërimit të kësaj pozite të të qëndruarit, ai do të fillojë të shëtisë prej njërës orendi tek tjetra për tu mbajtur. Si të fillon ta bëjë këtë gjë, ai do të mund të bëjë hapa të parë në rast se e mbani me krahë, apo edhe të rrëmbej ndonjë lodra nga toka duke qëndruar në këmbë.
Rreth muajit të 9 apo të 10 foshnja juaj do të nis të mësoje se si ti përkule gjunjët e tij dhe si të ulet pas ngritjes në këmbë (gjë që është më e vështirë se sa mund të mendoni!).
Kur foshnja e juaj ti ketë mbushur 11 muaj sipas të gjitha gjasave do ta ketë zotëruar qëndrimin në këmbë pa e mbajtur, që të kërruset, dhe që të ulet këmbëkryq. Ai bile mund edhe të ecen pakëz duke u mbajtur për dorën tuaj, por nuk do të mund të ecën vete edhe për ca javë më shumë. Shumica e fëmijëve i bëjnë këta hapa të parë të mëdhenj në maja të gishtave dhe me shputa të kthyera nga jashtë.
Në muajin e 13, rreth 75 % e të gjithë fëmijëve që kanë nisur të ecin, ecin pa ndonjë problem, edhe në rast se lëkunden pakëz. Në rast se foshnja juaj ende nuk e ka ndërprerë të mbajturit për kanape, kjo vetëm se do të thotë që foshnja juaj do të fillojë të ecën pak më vonë, gjë që është plotësisht normale.