Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

1 +

Salmon dhe bizele

Salmon dhe bizele

Përbërësit:

• 2 lugë të vogla vaj ulliri

• 115 g fileto salmoni, e shpërlarë

• 4 lugë supe bizele

Përgatitja:

1. Nxehni një tigan të vogël mbi temperaturë mesatare. Shtoni vajin e ullirit, dhe pasi të jetë nxehur, shtoni salmonin (me lëkurë lartë). Piqni për 5 minuta (të mbuluar) dhe pastaj kthejeni në anën tjetër. Piqni për 5-10 minuta. Ndërkohë, vendosni bizelet në një avullore të vendosur në një enë të mbuluar me ujë të valë për 10 minuta, gjersa të zbuten.

2. Pasi të piqet salmoni, largojeni nga të nxehtit. Hiqni lëkurën dhe copëtojeni, gjithmonë duke kontrolluar me gishta kockat. Nëse përdorni blender nga plastika, lërini bizelet dhe salmonin të ftohen, para se ti bluani.

3. Vendosni bizelet dhe salmonin në blender, dhe shtoni sasi të mjaftueshme të ujit të vluar. Bluajeni për 1 minutë gjersa të fitoni një masë homogjene të përshtatshme. Shërbejeni të ngrohtë, rinxejeni nëse është e nevojshme.

Makarona me misër dhe patate të ëmbël

Makarona me misër dhe patate të ëmbël

Përbërësit:

• 225 g patate e ëmbël, e copëtuar

• 350 ml qumësht lope

• 100 g lulelakre

• 40 g misër i ëmbël (i ngrirë)

• 40 g djath i grirë

Përgatitja:

1. Pataten e ëmbël dhe qumështin lëreni të nxehet në një tigan, pastaj lërini të vlojnë dhe të zihen përreth 10 minuta së bashku.

2. Hidhni lulet e vogla të lulelakrës dhe lëreni të ziejnë edhe për 10 minuta të tjera.

3. Shtoni misrin e ëmbël dhe lëreni edhe 5 minuta, para se ti largoni nga tigani.

4. Shtoni djathin e grirë në masën e zier dhe përzieni gjersa të fitoni masën e dëshiruar.

# Kombinoni me makarona të ziera për fëmijë më të rritur ndërsa për foshnja të vogla, mund ti bluani makaronat pasi të jenë zier mirë.

Salmon me patate dhe spinaq

Salmon me patate dhe spinaq

Përbërësit:

• 5 patate mesatare

• 2 qepë të pastruara

• 1 lugë vaj ulliri

• 3 fileto salmoni

• 1 grusht kopër e copëtuar

• lëngu i gjysëm limonit

Përgatitja:

1. Largoni levoren e patateve dhe pritini ne copa te vogla, vendosini ne nje tigan per ti zier perreth 12 minuta apo derisa te jene te gatshme (keni kujdes te mos zihen me shume se sa duhet).

2. Pritni qepet ne pjese te vogla. Nxehni vajin ne nje tigan dhe hidhni qepet e prera dhe perzieni derisa te zbuten. Pastaj shtoni patatet.

3. Pritini filetot e salmonit ne copa dhe kontrolloni me gishta per eshtra. Pastaj shtojeni ne tigan me patatet qe te zihet edhe peshku, por levizeni butesisht, duke u perpjekur te mos thyhet plotesisht.

4. Shto spinaqin, kopren dhe lengun e limonit dhe ziejeni per 1-2 minuta derisa spinaqi te vishket.

Kus-kus me bizele dhe avokado

Kus-kus me bizele dhe avokado

Përbërësit:

• 50 g kus-kus

• 1 lugë vaj ulliri

• lëngun e 1 limoni

• 20 g bizele të ngrira

• ¼ e avokados, me bërthamë të hequr dhe të prerë në kube

• ¼ x 20 g kopër, e larë dhe e prerë imët

Përgatitja:

1. Vendosni kus-kusin në një enë, hidhini vajin e ullirit, lëngun e limonit dhe 50 ml ujë të valë. Mbulojeni dhe lëreni të njomet për 5 minuta, pastaj me pirun ndani kokrrat.

2. Ndërkohë, zieni bizelet në një tigan me ujë të valë për 3 – 4 minuta derisa të zbuten. Kullojini dhe lërini të ftohen. Hidhini në kus-kus së bashku me avokadon dhe koprën, pastaj shërbejini duke i shoqëruar me disa karrota të freskëta të gjata.

Tortilla me perime dhe krem djathi

Tortilla me perime dhe krem djathi

Përbërësit:

• 2 tortilla nga mielli

• ½ e një gote me djath të butë të skremuar

• 1 domate e prerë në copa

• ½ e trangullit, i prerë mirë në copa

• mund ti shtoni edhe copa karrotash të ziera mire paraprakisht.

Përgatitja:

1. Në një pjatë të madhe hapeni tortillën, dhe lyejeni me djathin e butë të skremuar.

2. Vendosni domaten, trangullin dhe karrotat mbi sipërfaqen me djath kremi.

3. Mbështjellni tortillën në formë rolleje, dhe prejeni në katër pjesë për të fituar dukjen e një spiraleje nga mbrenda.

Kedxheri

Kedxheri

Përbërësit:

• 250 g oriz kokërrgjatë

• 250 g peshk

• Ujë

• 2 vezë, të ziera mirë

• Gjalpë e pakripur

• 1 lugë kërri i butë pluhur

Përgatitja:

1. Lani orizin mirë dhe thani. Vendoseni në një tigan dhe hidhini ujë të vluar derisa të mbulohet. Lëreni të zihet për 20 minuta.

2. Në ndërkohë, vendoseni peshkun në një tigan të cekët dhe hidhini ujë. Ziejeni butësisht derisa peshku të fillojë të shpërbëhet (mesatarisht rreth 8 minuta).

3. Pasi të jetë zier orizi, shtypeni pak me pirun. Pastaj hidhini peshkun e copëtuar, vezët e copëtuara, gjalpin dhe kërrin në orizin ende të ngrohtë.

Minestrone me oriz dhe domate

Minestrone me oriz dhe domate

Përbërësit:

• 50 g oriz kokërrgjatë

• 250 g domate (mund te jene edhe te konzervuara)

• 1 selino, e copëtuar

• 500 ml leng perimesh

• 25 g gjalpë

• Një gjethe borzilok i freskët, i copetuar

• Spërkatje me djathë

Përgatitja:

1. Vendosni domatet dhe selinon në një tigan të mbuluar dhe ziejeni derisa të zbuten. Pastaj hidheni masën në një blender dhe bluajeni.

2. Në tigan, hidhni lëngun e perimeve dhe lëreni të vlojë. Shtoni orizin dhe lëreni të zihet përreth 15 minuta, derisa të jetë zbutur mirë orizi.

3. Përziejeni orizin me gjalpë, gjethe borziloku dhe masën e domateve me selino.

4. Shërbejeni të spërkatur me djathë.

Oriz panxhari

Oriz panxhari

Përbërësit:

• 4 panxhar të vegjël organik

• 1 lugë vaj ulliri

• 1 thelb hudhre të grimcuar

• 100 g oriz pilaf me lëng pule

• 500 ml lëng perimesh

• Gjalpë e pakripur

Përgatitja:

1. Pastroni panxharët, mbështjellni me folie alumini dhe pjekini derisa të zbuten (200 gradë, rreth 50 minuta). Largoni lëvoren e tyre dhe shtrydhini në një enë.

2. Ngrohni vajin në një tigan dhe hidhni thelbin e hudhrës. Shtoni orizin dhe përziejeni me vaj.

3. Në një tigan tjetër, vloni lëngun e perimeve duke i shtuar orizin, dhe lëreni të zihet derisa lëngu i perimeve të absorbohet.

4. Pasi të jetë zbutur orizi përziejeni me gjalpin dhe panxharët.

Oriz me perime

Oriz me perime

Përbërësit:

• 30 gr oriz

• 60 gr perime (patate, kungull, karrota, bizele…)

• 1 lugë vaj ulliri

• djath

• kripë

Përgatitja:

1. I pastrojmë të gjitha perimet dhe i presim në copa të vogla. I shtojmë në një tigan me ujë dhe pak kripë, dhe i ziejmë të gjitha derisa të zbuten mirë.

2. Në një tigan tjetër ziejmë orizin (pilafin).

3. Orizin e zier e përziejmë me perimet e ziera që më parë.

4. I shërbejmë me një lugë vaj ulliri dhe djath sipër.

Perime të freskëta me salcë kopre

Perime të freskëta me salcë kopre

Përbërësit:

• 300 ml jogurt

• 3 lugë vaj ulliri

• 1 limon

• kripë

• 1 degëz kopre (apo kopër e bluar e gatshme)

• 2-3 karrota

• 1 trangull i freskët

• 1 kungulleshkë

• 1 selino

Përgatitja:

1. Për pregatitjen e salcës, përziejini 300 ml jogurt, 2 lugë lëng limoni, vaj, kripë dhe kopër.

2. Pastroni karrotën, trangullin, kungulleshkën dhe selinon, pastaj prejini në shkopinj dhe spërkatni me lëng limoni.

3. Perimet vendosini në një pjatë, duke i shërbyer me një enë të mbushur me salcë.

4. Perimet mund ti përdorni sipas dëshirës, të freskëta apo të ziera.

/komuniteti