Çdo ditë ne zbulojmë më shumë rreth natyrës së ndërlikuar të hormoneve dhe peshës, por ekziston një lidhje jetike në mes të metabolizmit, insulinës dhe yndyrës së trupit. Me vite, shumë gra kanë ndjekur dietën me yndyrëra të ulëta dhe karbohidrate të larta, me shumë ushqim të procesuar (pasta, bukë, krekerë, birrë dhe verë, etj). Gjatë kohës kjo dietë mund të shkaktojë një gjendje të njohur si rezistimi ndaj insulinës. Kur ju jeni rezistent ndaj insulinës, trupi juaj konverton çdo kalori në yndyrë - madje edhe nëse ju jeni në dietë. Rezultatet janë këto, përderisa ju jeni duke shtuar peshë, qelizat tuaja janë duke vdekur urie!
Lidhja e dytë themelore është në mes të stresit dhe yndyrës së trupit. Hormonet e stresit, siç është kortizoli, e bllokojnë humbjen në peshë. Kjo ndonjëherë quhet “Efekti i zi”: përkundër ushqimit të mjaftueshëm, trupi e interpreton stresin e zgjatur si uri, dhe përsëri shkon në gjendjen rrethore - gjë që e bën shumë efektive.
Stresi mund të jetë i lidhur me emocionet, fizikun apo madje edhe dietën. Dietat e ndryshme, ndjeshmëria nga ushqimi i paadresuar apo restriksionet e ndryshme kalorike, të gjitha këto janë një formë e stresit. Shumica prej nesh jemi nën sasi të madhe stresi - shpesh më të madhe se sa që e mendojmë - dhe sa më shumë që zgjat, ajo shpie në inflamacion kronik dhe çrregullim metabolik të quajtur disbalansim adrenal.
Këto mekanizma punojnë së bashku – dhe shumë nga ne kombinojmë jetën me shumë stres me dietën me pak yndyrë dhe shumë karbohidrate. Kjo krijon një disbalans të madh hormonal dhe pastaj shtimi në peshë është i paevitueshëm. Për më shumë, kjo dietë shkakton disbalansim neurotransmetues, i cili shpie në dëshirën për të ngrënë. Për arsye se trupi juaj nuk mund ti lexojë nivelet e sheqerit optimal të gjakut apo të seratoninës, ju atëherë keni nevojë të konsumoni gricka dhe kafe, në mënyrë që të ndiheni më mirë. Por ato vetëm egzagjërojnë rezistencën ndaj insulinës dhe lodhjen e veshkave, duke shtuar masë trupore. Ky është një rreth vicioz.
Për gratë në perimenopauzë, një çështje tjetër e shtimit në peshë është niveli gjërësisht i luhatshëm i estrogjenit dhe për gratë në menopauzë, nivelet e reduktuara të estrogjenit. Me rënien e prodhimit të estrogjenit nga vezoret tuaja, trupi juaj kthehet në prodhimin sekondar, duke përfshirë yndyrën e trupit, lëkurës dhe organeve tjera. Nëse trupi juaj është duke u ballafaquar me baraspeshën hormonale, yndyra e trupit bëhet më e vlefshme. Shpeshherë trupi juaj balanson humbjen e estrogjenit me masën kockore, për të cilat ka nevojë për qelizat shtesë yndyrore. Natyrisht, nëse jeni të stresuara dhe në dietë të lehtë yndyrore, trupi juaj do të luftojë ti mbajë të gjitha këto në ajër – dhe do të refuzojë të largojë yndyrën shtesë të trupit./bebaime.com/