Simptomet e menopauzës së parakohshme janë shpesh të njejta me ato të menopauzës natyrale dhe mund të përfshijnë:
• Mungesë apo çrregullim të ciklit menstrual.
• Cikli menstrual është më i rëndë apo i lehtë se zakonisht.
• Nxehtësia (ndjenja e papritur e nxehtësisë që shpërndahet nëpër tërë trupin).
Këto simptome janë shenjë që vezoret janë duke prodhuar më pak estrogjen.
Krahas këtyre simptomeve, disa gra mund të përjetojnë:
• Thatësi vaginale (vagina mund të bëhet e hollë dhe më pak elastike)
• Irritimi i fshikëzës dhe përkeqësimi i humbjes së kontrollit të fshikëzës (mosmbajtjeje)
• Ndryshimet emocionale (nervoza, luhatje disponimi, depresioni i butë)
• Lëkurë, sy, apo gojë të thatë
• Pagjumësi
• Ulje të dëshirës seksuale
Përveç simptomave të listuara më sipër, nëse ju jeni nën moshën 40 dhe keni përjetuar ndonjë nga gjendjet e mëposhtme, ju duhet të kontaktoni mjekun tuaj për të përcaktuar nëse jeni duke kaluar nëpër menopauzë të parakohshme:
• Ju keni pësuar kimioterapi ose rrezatim.
• Ju ose një anëtar i familjes ka një sëmundje autoimune siç janë hipotiroidizmi, sëmundja “Graves “, apo lupus.
• Ju keni provuar që të mbeteni shtatzënë për më shumë se një vit por pa sukses.
• Nëna apo motra juaj ka përjetuar menopauzë të parakohshme.