Klimakteriumi është periudha në të cilën pushon funksioni i vezoreve. Kjo është periudha e jetës së çdo gruaje nga fundi i fazës së riprodhimit, përmes perimenopauzës, e gjer në vitet e para të postmenopauzës. Rrjedh nga fjala greke “klimakter”, që dmth ndryshim. Në perimenopauzë dhe klimakterium, të cilat zakonisht korrespondojnë me kohë, e vetmja dukuri e përcaktuar qartë është ajo e menopauzës. Organizata botërore shëndetsore (OBSH), nuk preferon përdorimin e këtij termi, edhe pse termi klimakterium është që një kohë të gjatë në përdorim. Klimakteriumi fillon në moshën 42 – 45 vjeç, dhe përfundon rreth moshës 60 – 65 vjeç.
Menopauza definohet si ndërprerje afatgjate e ciklit menstrual, e cila lajmërohet pas mosfunksionimit të vezoreve. Perimenopauza përfshin kohën para, gjatë apo pas menopauzës. Periudha e ndryshimeve hormonale para menopauzës mund të jetë uniforme apo periudhë me simptome të theksuara. Kjo periudhë mund të ketë fillim të fshehur apo pa ndonjë lidhje, më së shpeshti nga dyzetat e mesme gjer ato të vonshme. Simptomet të cilat lajmërohen në atë periudhë, zakonisht vazhdojnë gjer në periudhën e pas menopauzës.
Fillimi i menopauzës është periudhë e cila i paraprin menopauzës dhe e karakterizojnë ndryshimet somatike dhe psikologjike, të cilat lajmërohen në shkallë të ndryshme dhe të cilat ndikojnë në ndryshimet e ciklit të funksionimit normal të vezoreve. Njohja e hershme e këtyre simptomeve dhe përdorimi i testeve të përshtatshme për kontrollim, mund të shtojë apo të zvogëlojë ndikimin negativ. Fillimi i menopauzës zhvillohet shkallë-shkalleë dhe zakonisht mund të vërehet në të dyzetat e mesme apo të vonshme.
Mjeku dhe pacienti ndonjëherë i injorojnë këto simptome. Shpesh është e vështirë të ndahen simptomet e shkaktuara nga stresi, nga ato të cilat mund të kenë lidhshmëri me nivelin e ulët të estrogjenit. Simptomi më i rëndësishëm i fillimit të menopauzës tek disa gra, është cikli i parregullt menstrual. Kjo paraqitet tek 90 % e grave, gjatë katër viteve para fillimit të menopauzës.
Nëse cikli zgjat më pak se 26 ditë, menopauza fillon pak më herët (49 vjeç); nëse cikli zgjat më shumë se 33 ditë, menopauza fillon pak më vonë (51,5 vjeç). Tek gratë të cilat konsumojnë duhan, fillon një-dy vite më herët, se sa tek ato të cilat nuk e konsumojnë duhanin. Kjo shpjegon efektin hipoksik në vezore apo destruktimin e folikulave në vezoreve me hidrokarbone policistike nga tymi i duhanit.
Gjakrrjedhja jonormale është shkaktari më i shpeshtë i histerektomisë dhe për këtë duhet vlerësuar me kujdes nëse cikli i çrregullt menstrual në fillim të menopauzës është rezultat i nivelit të ulët të estrogjenit apo është pasojë e problemeve patologjike.
Postmenopauza është periudha e cila fillon pas menstruacioneve të fundit. Ndahet në atë të hershme, të vonëshme (pas moshës 70 vjeç dhe quhet ende senium) dhe menopauzën kirkurgjike, e cila fillon me largimin kirurgjik të të dy vezoreve.