Jeta e moshës së mesme konsiderohet të jetë periudha e rritjes së rrezikut për depresion tek femrat. Disa gra në këtë moshë raportojnë për luhatje të disponimit, nervozizmit, përlotje, ankth dhe ndjenjave të zemërimit, simptoma këto që të shpien në menopauzë.
Por shpesh arsyeje për këto probleme emocionale nuk është e qartë. Hulumtimi tregon se simptomat e menopauzës si p.sh. probleme me gjumin, temperaturë, djersitje gjatë natës dhe lodhja mund të ndikojnë në disponimin tuaj. Rënia e nivelit të estrogjenit gjatë menopauzës dhe paramenopauzës mund të ndikojë edhe në disponim.
Por luhatjet e disponimit mund të mos jenë të lidhura me menopauzë. Nëse keni probleme emocionale që lidhen me jetën tuaj, është mirë të diskutoni me një mjek.
Gjërat e tjera që mund të shkaktojnë ndjenja të depresionit dhe nervozës gjatë menopauzës janë:
Depresioni para menopauzës
Negativiteti për menopauzën dhe plakjes
Stres i shtuar
Disa simptome të menopauzës
Duhani
Jo lumturia në një lidhje romantike
Jo shumë para
Papunësia
Vetëbesimi i ultë
Zhgënjimi që nuk do të mund të keni fëmijë më