Marrja e vendimit të përbashkët është pjesë e rëndësishme e prindërve, megjithatë në disa vendime është më mirë të jetë nëna kryesore, ndërsa në disa babai.
Babai i ardhshëm duhet të merr vendime për shumë përgatitje të rëndësishme për mirëseardhjen e anëtarit të ri të familjes. Shumë bëjnë lista me gjërat e nevojshme të cilat iu ndihmojnë që të pregatiten më mirë por thjeshtë është e pamundur që të jenë të gatshëm për çdo situate dhe të mbajnë në mend secilin send që është i nevojshëm…
Gjatë pritjeve, babai i ardhshëm brengoset për shumë gjëra, me disa pak a shumë kënaqet, ndërsa për disa vendime mundohet që ti shmangë me çdo kusht.
Ja disa nga ato më të shpeshtat:
1. Zgjedhja e mjekut apo maternitetit – ata mendojnë që nuk ndjehen rehat gjatë vizitave/kontrollave mjekësore, lindjes, prandaj pse të marrin vendime që kanë të bëjnë me këto gjëra? Natyrisht ata e dëshirojnë më të mirën, por nuk dëshirojnë të jenë të përgjegjshëm për marrjen e vendimeve të tilla.
2. Dekorimi i dhomës së foshnjes – secili baba dëshiron që fëmija tij të ketë dhomën më të bukurën, por e vetmja gjë që i brengos dhe që është e rëndësishme rreth dekorimit të saj është se sa ajo kushton, si dhe a do të ketë kohë që ti rregullon të gjitha në kohë.
3. Lindje natyrale, epidurale, operim cezarian...secili baba mendon fshehurazi se si ai ka një rol të rëndësishëm kur vie koha për nisjen në maternitet. Megjithatë, ata janë të vetëdijshëm për faktin se çfarë kalon gruaja vetëm që të bie në këtë botë pasardhësin/pasardhësen e tyre, mirëpo prap se prap mendojnë që nuk janë në gjendje ti ndihmojnë gruas që të vendosë se në çfarë mënyrë do të lind.
4. Prania në momentin magjik të lindjes – me të vërtetë janë të rrallë mashkujt të cilët insistojnë, dëshirojnë dhe janë të emocionuar me idenë që të jenë të pranishëm në sallën e lindjes gjatë lindjes. Shumica mendojnë që nuk do të munden ta përballojnë këtë!