- Sikurse nëna, edhe babai i ardhshëm duhet të ketë kujdes në konsumimin e acidit folik – konsumimi i pamjaftueshëm i kësaj vitamine ka të bëjë edhe me anomalitë e foshnjave të posalindura si dhe me zvogëlimin e pjellshmërisë.
- Keni kujdes në konsumim të mineralit të zinkut dhe selenit (janë të rëndësishëm për prodhim të spermatozoideve) – zinkun do ta gjeni në mishin e lopës, bizele, mish qure dhe djath, ndërsa selenin mund ta gjeni në farat e grurit, krunde, qepë, domate, brokoli dhe ton.
- Keni kujdes në konsumim të vitaminave C, D dhe E (ndikojnë në kualitet të spermës). Vitaminën C mund ta gjeni në portokaj, limonë, grejpfrut, speca, dredhëza, lakra, domate, brokoli, patate dhe boronica, vitaminën D mund ta gjeni në sallatë të gjelbër, në të kuqtë e vezës, vaji peshkut, gjalpi, mëlçia, sardele etj si dhe vitaminën E në farat e grurit, spinaq, brokoli, arra, fara luledielli, vajra bimorë, dhe në të kuqtë e vezëve.
Nëse e keni më të lehtë, merrni preparate vitaminash të cilat i përmbajnë këto vitamina dhe minerale.