Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Shprehitë e këqija para konceptimit

A duhet ta ndërpres konsumimin e duhanit?

Po, duhet që të dy partnerët ta ndërprejnë konsumimin e duhanit nëse dëshirojnë fëmijë. Duhani mund ta zvogëlojë pjellshmërinë edhe si tek femrat ashtu edhe tek mashkujt. Nëse keni vendosur ta leni duhanin, mos iu ktheni shprehisë së keqe pasi që gruaja juaj mbetet shtatzënë.

Nëse pini duhan në prani të shtatzënës, foshnja juaj do të thith tymin, në sasi të njejtë sikur të kishte pirë nëna. Ndërprerja e duhanit është e mire për shëndetin tuaj dhe të foshnjes, por edhe të nënës.

Hulumtimet kanë treguar që tymi duhanit mund të shkaktojë probleme respiratore tek fëmijët. Dhe mos harroni, vetëm në atë mënyrë mund ti jepni një shembull fëmijës tuaj, nëse liroheni nga shprehitë e këqija.

A mund ta dëmtojë duhanpirja pasive foshnjen time?

Ekspozimi foshnjes ndaj tymit të duhanit para lindjes dhe në fëmijëri mund të:

- rrit rrezikun për peshë të vogël trupore të posalindurit në lindje

- dëmton zhvillimin e mushkërive tek fryti

- rrit rrezikun nga vdekja e papritur e foshnjes

- rrit rrezikun nga infeksioni i veshit tek fëmija

- përkeqson astmën dhe kollën tek fëmijët shkollor

- shkakton bronkit dhe pezmatim të mushkërive tek të rinjtë

A ndikon droga në pjellshmëri?

Hulumtimet tregojnë që droga dëmton spermën, zvogëlon numrin e spermatozoideve, ndërron funksionin e testiseve, zvogëlon nivelin e testosteronit dhe sekretohet me spermën.

A ndikon alkoholi në pjellshmëri?

Dozat e tepruara të alkoholit mund të vështirësojnë konceptimin. Hulumtimet tregojnë që tek babai i cili pi alkohol në sasi të mëdha – në periudhën disa mujore para konceptimit – ka foshnje e cila është për dhjetë përqind më e lehtë nga mesatarja e foshnjave. Nëse foshnja lind me peshë ekstremisht të vogël, kjo do të ndikojë në shëndetin dhe zhvillimin e përgjithshëm të saj.

/komuniteti

/tema e javës

Java: Komente: