Pjellshmëria e mashkullit mund të dëmtohet nëse ai punon me plumb, merkur apo arsenik dhe në temperatura të larta. Shkaktari më i shpeshtë i jopjellshmërisë së mashkullit janë venat e zgjeruara të cilat bartin gjakun nga testiset, ndërsa paraqiten për shkak të qëndrimit ulur apo në këmbë për një kohë të gjatë. Në zgjerim të venave ndikon edhe ngritja e peshave të mëdha.
Nuk kursehen as personat që kryejnë punë të rënda fizike. Hulumtimet tregojnë që madje edhe stresi minimal mund të shkaktojë rënie të nivelit të testosteronit dhe sasisë së spermatozoideve.
Ekspertët thonë që mashkujt të cilët kalojnë shumë kohë me laptop në gjunjë janë të ekspozuar ndaj rrezikut nga zvogëlimi i pjellshmërisë sepse ngritja e temperaturës së testiseve mund të shkaktojë çrregullim të spermës.