Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Ndihma e partnerit në lindje

Si mund të ndihmoj para lindjes?

Kur vie koha për lindje, më e rëndësishme është që të mbeteni gjakftohtë – sa më shumë që mundeni, sepse i duheni gruas tuaj. Do të ishte mirë që disa javë përpara të bëni një plan me të gjitha skenarët e mundshëm – që të mos panikoni.

Duhet të dini kur duhet të shkoni në maternitet nëse plasin ujërat, çfarë të bëni nëse fillojnë kontraktimet, dhe çfarë të bëni nëse gruaja ka gjakderdhje. Mund ti shkruani të gjitha dhe të vendosni një listë në një vend të dukshëm dhe nëse lindja fillon merrni listën dhe ndiqni udhëzimet. E rëndësishme është që të jeni të pranishëm dhe të jepni përkrahje sa më të madhe.

Si mund të ndihmoj në fazën e parë të lindjes?

Faza e parë e lindjes mund të zgjasë nga 2 gjer në 6 orë, dhe rrallëherë gjer në 24 orë. Përbëhet nga disa pjesë dhe fillon me kontraktime të rregullta, me plasjen e ujërave apo gjakderdhje e cila paraqitet për shkak të zgjerimit të qafës së mitrës, dhe kryhet me zgjerimin komplet të saj gjer në 10 cm.

Mos bëni asgjë nëse gruaja juaj nuk e dëshiron. E rëndësishme është të ndikoni qetë dhe të mos panikoni – sepse panika mund të ndikojë për të keq në gruan, e cila është e frikësuar. Ndihmojini që të relaksohet me fjalë dhe me përkëdhelje. Masazhoni shputat e saj dhe ndihmojini ti masë kontraktimet.

Kur duhet të nisemi për maternitet?

Nëse plasin ujërat, pa marrë parasysh nëse plasja e ujërave është e përcjellur me paraqitjen e kontraktimeve apo jo. Duhet të niseni nëse kontraktimet janë të rregullta, paraqiten çdo 10 minuta apo më pak dhe zgjasin minimalisht 30 sekonda.

Disa kontraktime janë të forta sa që gruaja juaj nuk mund të ecë, e as të flasë gjatë kohëzgjatjes së kontraktimeve.

Natyrisht, secila situatë e cila devijon nga fillimi i lindjes normale (gjakderdhja me çfarëdo intenziteti, nëse gruaja nuk e ndjen foshnjen për disa orë të fundit, nëse ankohet për rraskapitje, ushtimë në veshë, sheh fotografi të dyfishuara, ka dhembje në pjesën e sipërme të barkut) kërkon që menjëherë të niseni për maternitet.

Si mund të ndihmoj në fazën e dytë të lindjes?

Faza e dytë e lindjes zgjat më pak se e para, në mesataren nga 2 gjer në 3 orë e gjysëm. Gjatë kësaj faze, qafa e mitrës është komplet e zgjeruar dhe fillojnë tensionet gjatë të cilave gruaja duhet të “shtyejë” foshnjen në botën e jashtme.

Edhe më tej jepini gruas përkrahje, i thuani se sa e doni. Ndihmojeni që të relaksohet në mes të kontraktimeve. Kur fillon foshnja të dalë, tregojini se çfarë shihni. Nëse stafi i spitalit ju lejon, mund të bëni fotografi të foshnjes suaj në momentin kur vie në këtë botë. Ndoshta mund të ndihmoni edhe të preni kordonin e kërthizës.

Si mund të ndihmoj në fazën e tretë të lindjes?

Thuajini gruas tuaj se sa e doni dhe falenderojeni për këtë dhuratë të mrekullueshme. Nëse ju lejohet ta mbani foshnjen në duar, mbajeni dhe i flisni. Fotografojeni dhe inçizoni qarjen e parë të foshnjes suaj.

/komuniteti