Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

5 frikat më të shpeshta të babait të ardhshëm

I pafuqishëm në lindje

Para vendimit përfundimtar për praninë në lindje, shqyrtoni nëse jeni të gatshëm për atë!

Babai i ardhshëm i cili e ka shikuar se si duket lindja në ndonjë film apo TV, apo e ka ndëgjuar këtë nga të tjerët, ndjehet i pafuqishëm sepse nuk di se si ti lehtësojë dhembjet e gruas.

Disa baballarë për këtë dëshirojnë që të jenë të pranishëm në lindje, dhe në këtë rast duhen gjithsesi të ndjekin shkollën e parapregatitjes psikofizike të lindjes. Megjithatë, para vendimit përfundimtar për praninë në lindje, shqyrtoni nëse jeni të gatshëm për atë!

Nëse keni frikën apo edhe dyshimin më të vogël, më së miri ndaloni nga kjo, sepse gruas mund ti ndihmoni edhe në mënyra të tjera. Le të themi, është më e rëndësishme që të jeni të qetë kur vie koha e lindjes, të jeni koka e familjes dhe në atë moment “ti mbani të gjithë litaret në duar”!

Gadishmëria për të qenë prind

Zakonisht baballarët brengosen kur bëhen prindër sepse mendojnë që ndalojnë së qenuri të rinj. Të paralizuar me frikën që “personi i rritur përgjegjës” nënkupton që nuk do të munden më ti takojnë shokët, të dalin dhe të kënaqen me jetën shoqërore.

Bëhuni të gatshëm me atë që nuk do të keni kohë të lirë dhe gruaja juaj nuk do të ketë kohë për ju sikurse më parë por natyrisht kjo nuk do të thotë që nuk mund të argëtoheni. Të qenurit prind nuk nënkupton që 24 orë të mbylleni në shtëpi!

Gjëja më e rëndësishme tek prindërit është që të mësoni të organizoheni dhe ashtu do të keni kohë të mjaftueshme për familje, shoqëri, rekreacion, hobi…

Brenga për foshnjen

Në shumicën e rasteve, babai i lë nënës të gjitha obligimet ditore rreth foshnjes, ndërsa arsyetimi i thjeshtë i tyre është se nuk dinë si ta bëjnë, sikurse e bën nëna...

Për këtë do të ishte mirë që gjatë shtatzanisë, babai i ardhshëm të vizitojë ndonjë shok apo mik i cili ka fëmijë dhe mund ta udhëzojë se si ta mbajë foshnjen, si ta vendosë në krevat, si t`ia ndërron panolinat…

Në fund do të arrijë në përfundim që gjërat themelore të brengës rreth foshnjes janë të thjeshta dhe me pak përvojë shumë shpejt do ti mësojë.

Marrëdhënjet familjare

Zakonisht thuhet që foshnja bën hapin, që martesa e mirë të bëhet më e mirë, ndërsa ajo e keqe edhe më e keqe. Për këtë ndodh që të dy prindërit të fokusohen në gjëra të reja, të nevojshme për jetën e tyre dhe kjo në përgjithësi mund të jetë stresuese për secilin.

Shpesh ndodh që mashkujt ndihen të lënë pas dore, të bëhen xhelozë, sepse gruaja tërë fokusimin dhe brengën e ka rreth nevojave të foshnjes.

Çiftet do të duhej që në rutinën ditore të lënë pak kohë për vetveten dhe të kënaqen me gjërat që i bëjnë ata të lumtur.

Edhe pse nuk do të tingëllojë aspak romantike, por në rutinën ditore duhet të fusni edhe jetën seksuale sepse nëse nuk e planifikoni, nuk do ta keni fare!

Paraja

Financat janë një nga brengat më të mëdha të babait të ardhshëm, i cili zakonisht mendon paraprakisht dhe brengoset nëse do të ketë mjaft para për nevojat e foshnjes: panolina, ushqim, lodra, kopshti, shkolla…

Natyrisht të gjithë e dëshirojnë më të mirën dhe më kualitativën për fëmijën e tyre, por provoni që të zvogëloni shpenzimet. Një nga mënyrat është që të ndaloni së bleri lodra dhe rroba të shtrenjta për foshnjen sepse për foshnja kjo nuk është fare interesante.

Si përfundim, e rëndësishme është që të relaksoheni dhe të kënaqeni në magjinë e të qenit prind!

/komuniteti