Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Pyetjet më të shpeshta në lidhje me “seksin gjatë shtatzanisë”

A lejohet seksi gjatë shtatzanisë?

Natyrisht. Nëse keni dëshirë dhe kënaqësi, nuk keni arsye ti shmangeni seksit gjatë shtatzanisë, vetëm nëse mjeku jua ndalon këtë, shkaku i komplikimeve eventuale apo shtatzanisë së rrezikuar.

Mbani në mend që foshnja është e mbrojtur mirë në mitrën tuaj dhe gjatë marrëdhënjeve nuk mund ta lëndoni. Për këtë, lirohuni dhe kënaquni në seksin e shtatzanisë.

Si të kënaqem në seks gjatë shtatzanisë, kur të më jetë rritur barku?

Me përparimin e shtatzanisë, më saktesisht sa më shumë që rritet barku, është e nevojshme të ndërroni pozitat që të kënaqeni në seks. Zakonisht këshillohet përdorimi lubrifikantëve, dhe preferohen pozitat që nuk paraqesin lodhje për shtatzënat si “gruaja lart”, “partneri i shtrirë anash”, apo “pozita ulur”.

Nëse gjatë marrëdhënjeve ndjeni dhembje, keni gjakderdhje apo iu plasin ujërat, sa më shpesh vizitoni mjekun!

A duhet të përdorim kondomë?

Natyrisht! Ekspozimi ndaj sëmundjeve që barten seksualisht gjatë shtatzanisë rrit rrezikun ndaj infeksioneve të cilat mund të ndikojnë në shëndetin tuaj dhe të foshnjes, prandaj preferohet që për çdo rast eventual të përdorni kondomë.

A mund të shkaktojë seksi abort?

Shumë çifte, zakonisht në tremujorin e parë të shtatzanisë, brengosen se mos seksi mund të shkaktojë abort, që natyrisht nuk është e saktë.

Aborti zakonisht në fillim të shtatzanisë shkaktohet nga kromozomopatia apo probleme të tjera në zhvillim të frytit dhe seksi nuk ka të bëjë fare me këtë.

A është normale të ndjej dëshirë të madhe për seks?

Pas përfundimit të problemeve të zakonshme të tremujorit të parë (neveria, të përzierat e të tjera), shumë shtatzënave i shtohet dëshira për seks.

Mos u brengosni, sepse kjo është një paraqitje normale. Përderisa nuk keni arsye për ta shmangur seksin, kënaquni në këtë periudhë sepse shumë gra pohojnë se asnjëherë më parë nuk janë kënaqur më shumë, sesa gjatë shtatzanisë. Por, keni kujdes në pozitat, sepse të gjitha nuk do të jenë të rehatshme për ju.

A është normale të mos ndjej dëshirë për seks gjatë shtatzanisë?

Është paraqitje normale që disa shtatzëna nuk ndjejnë dëshirë për seks, apo nuk e ndjejnë në periudhën e caktuar, dhe ndonjëherë arsyeja për mosdëshirë mund të jetë edhe shtatzania e komplikuar dhe e rrezikshme.

Gjithsesi do të ju duhet të bisedoni me partnerin për këtë, sepse ndoshta është në pyetje vetëm frika. Gjithashtu, egzistojnë edhe mënyra të tjera për të qenë të afërt me partnerin dhe të ndjeni kënaqësi. Nëse seksi ju paraqet problem, përkëdheluni, puthuni, ledhatohuni…

A mund të shkaktojë orgazma lindjen e parakohshme?

Orgazma mund të shkaktojë kontraktime të mitrës, por ato dallojnë nga kontraktimet e kohës së lindjes, prandaj nuk ka vend për brengosje.

Shumica e grave pohojnë që orgazma në shtatzani është më e theksuar, kjo ndodh për shkak se klitorisi dhe vagina janë më të ndjeshëm. Nëse keni shtatzani normale, pa komplikime, orgazma mund tju dhurojë kënaqësi madje edhe në fund të shtatzanisë dhe nuk paraqet rrezik nga lindja e parakohshme.

Sa kohë pas lindjes nuk guxoj të kem marrëdhënje seksuale?

Mjekët zakonisht rekomandojnë të prisni së paku gjashtë javë, pa marr parasysh nëse keni lindur në mënyrë natyrale apo me prerje cezariane, sepse trupit i duhet një kohë e caktuar për tu kthyer në normalitet.

Mos nxitoni por filloni me marrëdhënjet kur të jeni të gatshëm fizikisht dhe psiqikisht dhe mos harroni të mbroheni.

Arbana (6 vite më parë)
Me
Daina (8 vite më parë)
Pershendetje qka ndodh nese partneri gjate shtatzenis zbrazet mbrenda ???? a i ben dem foshnjes ?
behi (10 vite më parë)
Jam shtatzan ne javen e 9,jam duke perdorur utrogistan 200 ne vagin,a mundem te kem mardhenje seksuale gjat kohes kur jom tu e perdor utrogistanin
Gzim (13 vite më parë)
jeni shum te mrekullushem me keshillat tuaja ju faleminderit

/komuniteti