Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Marrëdhëniet seksuale gjatë shtatzënisë

A egziston ndonjë arsye për të mos patur marrëdhënie seksuale gjatë shtatzënisë?

Nëse shtatzënia juaj ecën në rregull, ju mund të keni marrëdhënie seksuale derisa të ju plasin ujërat

Nuk egzistojnë arsye për të mos u kënaqur plotësisht me jetën seksuale, përderisa mjeku apo mamia juaj nuk ua ka rekomanduar të kundërtën.

Përderisa shtatzënia juaj ecën në rregull, ju mund të keni marrëdhënie seksuale derisa të ju plasin ujërat. Bebi juaj është i rrethuar nga lëngu amniotik. Mukusi mbrenda mitrës tuaj poashtu ndihmon për t`u mbrojtur ndaj infeksioneve.

Në shtatzëninë e hershme, nëse keni nauze apo ndiheni të lodhura, ju mund të mos keni shumë dëshirë për marrëdhënie seksuale. Është plotësisht normale të ndiheni në këtë mënyrë. Në shtatzëninë e mëvonshme, kur barku juaj të jetë rritur më shumë, juve do të keni nevojë të eksperimentoni me pozitat, në mënyrë që të ndiheni më komforte.

Megjithatë, mjeku juaj do të ju rekomandojë të mos keni marrëdhënie seksuale në faza të ndryshme të shtatzënisë tuaj nëse keni probleme. Marrëdhëniet seksuale nuk janë të sigurta nëse keni gjakderdhje, dhembje barku, histori të mëparshme të dobësisë së qafës së mitrës, histori aborti apo lindjeje të parakohshme apo placenta previa.

Poashtu, mjeku apo mamia juaj mund të ju rekomandojë të mos keni marrëdhënie seksuale nëse partneri juaj ka herpes gjenital. Nëse ju infektoheni me herpes gjenital për herë të parë gjatë shtatzënisë tuaj, atëherë egziston një rrezik i vogël i cili mund t`ju lëndojë bebin tuaj.

Nëse partneri juaj ka shpërthim të herpesit gjenital, sigurohuni që të mos vini në kontakt me plagët. Nëse partneri juaj ka virus dhe nuk ka shpërthim, është më e sigurtë të përdorni prezervativë gjatë marrëdhënieve seksuale. Nëse nuk ka plagë të shpërthyera atëherë rreziku është shumë i vogël që infeksioni të kalojë tek ju.

Përjetimi i orgazmës mund të shkaktojë tek ju kontraktime të lehta Braxton Hicks. Stimulimi i gjinjëve mund të japë efektin e njejtë. Megjithatë, këto kontraktime nuk janë mjaft të fuqishme sa për të shkaktuar lindjen nëse trupi juaj nuk është ende i gatshëm.

Nëse vëreni simptome të pazakonshme gjatë apo pas marrëdhënies seksuale, si dhembje, shkarkim apo gjakderdhje, bëni një pushim nga marrëdhëniet dhe njoftoni mjekun tuaj menjëherë.

Nëse nuk dëshironi apo nuk mundeni të kryeni marrëdhënie seksuale, ju mund të hulumtoni mënyra të tjera për t`u dashur. Ju ende mund të ndjeheni të afërt me partnerin tuaj duke u ledhatuar, puthur, masazhuar dhe duke ndarë ndjenjat. Gjatë shtatzënisë shumë çifte gjejnë mënyra të tjera kënaqësie, që nga paraloja, seksi oral dhe masturbimi.

Mos nguroni pyetni mjekun tuaj çfarëdo pyetje intime që keni. Ata të gjitha i kanë dëgjuar tashmë!/bebaime.com/

myeser (9 vite më parë)
Mirmroma desha tju baj ni pyetje gjat mardhenjes me partenerin.aka lidhje meshkulli ta kit pat mahert kancer dhe eshet sheru dhe ka mardhenje me fmern andikon te femera ajo send sepse jam edyshymt se pi kancerit ska shpetim .tlutem me iformoni

/komuniteti