Nëse jeni në fillim të shtatzanisë dhe keni neveri të pakëndshme, sigurisht jeni të dyshimtë për këtë fakt. Por, faktet pohojnë të kundërtën. Për këtë, janë fajtorë janë hormonet estrogjen dhe progjesteron. Kjo tregon që trupi i shtatzënës vetëm mbrenda një dite prodhon estrogjen (hormone i seksit) në sasi aq të madhe, që për një grua, e cila nuk është shtatzëne, i nevojitet madje 3 vjet.
Përveç kësaj, në shtatzani trupi prodhon 20 % më shumë gjak. Ky qarkullim i rritur i gjakut në organizëm bën që buzët, vagina dhe klitorisi të fryhen dhe bëhen super senzitivë. Këtu mund të shtojmë që edhe gjoksi dhe majet e gjoksit fryhen poashtu – dhe bëhen më të ndjeshme se zakonisht.
Nëse mirret në konsiderim fakti që organizmi e ndihmon qarkullimin e gjakut, atëherë mund të prisni më lehtë të përjetoni orgazmën, si dhe mund të jetë më intenzive. Mund të përjetoni seks edhe në ënderr, duke iu falenderuar hormoneve.
Megjithatë, e rëndësishme është për tu përmendur edhe marrëdhënja ndaj seksit gjatë shtatzanisë është individuale dhe egzistojnë shtatzëna të cilat, pa marr parasysh ndryshimeve hormonale dhe ndryshimeve të tjera në trup, e shmangin seksin më së shpeshti nga frika se mos i bën dëm foshnjes.
Nëse shtatzania nuk hyn në grupin e shtatzanive të rrezikuara, dhe mjeku nuk iu ka ndaluar – atëherë ju mund të keni jetë seksuale krejtësisht normale.
Foshnja gjatë seksit është e sigurtë sepse është e mbrojtur dhe e mbështjellur mirë, e rrethuar nga lëngu amniotik, në mbrendësi të murit të fortë muskuloz të mitrës. Nga jeta e jashtme e ndan dhe e mbron tapa e mukozës, e cila gjendet në qafën e mitrës, e pozicionuar në distancë të sigurtë nga vagina.
Shpesh shtatzënat frikohen se mos orgazma mund të shkaktojë abort apo lindje të parakohshme. Gjatë orgazmës dhe pas saj, mitra bën kontraktime më të mëdha se zakonisht, por ato nuk janë të njejta me kontraktimet që paraqiten para lindjes, prandaj nuk mund ta lëndojne foshnjen.
Madje foshnjes mund ti pëlqejë, mund të kënaqet me lëkundjet që shkaktojnë këto lloj kontraktimesh, si dhe për shkak valëve të hormoneve të disponimit të mirë që do të përshkojë organizmin pas saj. Ndoshta do ta vëreni që pas orgazmës foshnja do të qetësohet apo do të bëhet më aktive. Kjo ndodh për shkak të kontraktimeve të lartpërmendura – të cilat në disa foshnja ndikojnë të qetësohen, dhe në disa të tjera stimulojnë.
Nëse nuk ndjeheni rehat nga mendimet që foshnja juaj mund të ‘dëgjojë’ çfarë bëni, mund të jeni të qetë. Ajo ndëgjon, por nuk e ka idenë se çfarë po ndodh. Ndoshta do t`ju ndihmojë fakti që foshnjat në stomak, gati gjatë tërë kohës flenë.
A egziston rreziku nga infeksionet?
Nëse jeni të sigurtë që partneri juaj nuk ka ndonjë infeksion gjenital siç është herpesi, klamidia, apo ndonjë sëmundje tjetër që mund të bartet, atëherë për foshnjen nuk egziston ndonjë rrezik nga infeksioni. Në të kundërten përdorimi i kondomëve është i nevojshëm si dhe mjekimi i partnerit.
Nëse juve dhe partnerit tuaj iu pengon barku, mund të eksperimentoni me poza të ndryshme, në mënyrë që ta gjeni atë e cila më së shumti iu konvenon. E ashtuquajtura pozë misionare (gruaja poshtë, mashkulli lartë) me siguri nuk është e menduar për shtatzëna.
Provoni pozitën e lugës, ku të dy shtriheni në kuka – ju përpara ndërsa partneri mbrapa jush (i puthitur me trupin tuaj) apo në mënyrë që të jeni ju lart…
Ndonjëherë ndodh që partneri juaj nuk është i interesuar për seks. Mos e fajësoni për këtë. Paramendoni se me çfarë ndryshimesh po ballafaqohet. Më së pari i nevojitet që të mësohet me pamjen tuaj fizike, e cila tërë kohën po ndryshon, e pastaj edhe në mendimin që po merrni rolin edhe të nënës dhe të dashurës në të njejtën kohë. Jepini pak kohë.