Mbase. Por nëse keni hemorroide, mbani në mend që ato janë të prirura të rriten gjatë shtatëzanisë. Dhe nëse hemorroidet kanë gjakderdhje dhe ju keni seks anal, ju mund të humbni nje sasi të konsiderueshme të gjakut, gjë që mund të rrezikojë ju dhe foshnjen tuaj.
Poashtu edhe kur nuk jeni shtatëzënë, ju kurrë nuk duhet që të kaloni nga seksi anal në vaginal pa u pastruar së pari dhe pa ndërruar kondomët nëse i keni përdorur – sepse përndryshe ju rrezikoni nga bakteria vaginale, kjo në shtatëzani, shkakton infeksion që shpie në lindje të parakohshme apo shkakton plasjen e ujërave.
Poashtu, nëse jeni në marrëdhenie monogame dhe jeni të vetëdijshëm qe ju dhe partneri juaj jeni HIV negativë, atëherë duhet të përdorni kondomë, sepse HIV dhe sëmundjet tjera seksuale që barten, janë të transmetuar përmes lëkurës së shkatërruar.
_____________________________________________________________________
Kjo mund të jetë pak me rrezik gjatë shtatëzanisë. Enët tuaja të gjakut janë rritur, pra ju mund të keni inflamacion përreth anusit, apo hemorroide. Me seks anal ju mund të shkaktoni që kjo zonë të irritohet, të rrjedhë gjak, apo edhe të infektohet.
Kjo mund të jetë e rrezikshme edhe nga transmetimi i sëmundjeve të ndryshme seksuale, pra është me rëndësi që të siguroheni që ju dhe partneri juaj nuk jeni të sëmurë nga ndonjë këto sëmundje (SDT) apo të përdorni kondomë.