Absolutisht, nuk ka kurrfarë problemi përderisa nuk keni ndonjë komplikim, si psh placenta previa, membranat e juaja janë këputur apo nëse keni patur histori të lindjes së parakohshme. Nëse placenta juaj është mbi cervik (placenta previa), marrëdhënia seksuale mund të shpie deri të këputja, dhe të shkaktojë gjakderdhje, e cila mund të jetë shkatërruese për foshnjen tuaj.
Nëse ju plasin ujërat, atëherë foshnja nuk është më e mbrojtur dhe rreziku nga bakteria mund ta prek atë. Përndryshe, është e sigurtë marrëdhënia seksuale gjatë gjithë shtatëzanisë derisa të shkoni për të lindur.
_______________________________________________________________________
Po, me disa përjashtime. Nuk është e sigurtë nëse keni gjakderdhje apo nëse placenta është përpara kokës së fetusit – e cila quhet placenta previa. Me placenta previa, nëse penisi vjen në kontakt me cervikun apo keni kontraktime shkaku i orgazmës, kjo mund të traumatizojë placentën dhe shkakton gjakderdhje e cila mund të jetë shenjë e humbjes së shtatëzanisë.
Gjithashtu, nuk duhet të keni marrëdhënie seksuale nëse membranat tuaja janë këputur (plasja e ujërave) sepse foshnja nuk do të jetë më gjatë e mbrojtur nga ndonjë infeksion i mundshëm.
Është poashtu e rrezikshme marrëdhënia seksuale nëse në fillim të tremujorit të tretë do të keni lindje të parakohshme apo keni cervikun e shkurtë, sepse orgazma stimulon kontraktimet. Por nëse keni shtatëzani të shëndetshme nuk ka rrezik.