1. Sëmundjet që barten seksualisht
Sëmundjet më të shpeshta seksualisht bartëse janë herpesi gjenital, hepatitis B, klamidia dhe sëmundjet që barten për shkak të mos mbrojtjes gjatë marrëdhënjeve seksuale.
Më e rrezikshmja dhe më vdekjepruese është gjithsesi SIDA, ndërsa shumë i rrezikshëm është edhe VHP (Virusi Human Papiloma), i cili mund të shkaktojë kancerin e qafës së mitrës.
Duhet patur parasysh që tek shumë sëmundje që barten mes gjinive nuk dallohen kurrfarë simptome, dhe në momentin kur ato paraqiten, sëmundja veçse ka përparuar shumë. Për këtë është e rëndësishme të përdorni mbrojtje dhe të testoheni rregullisht për sëmundjet e bartura seksualisht.
2. Gjendja e rëndë shëndetsore
Sigurisht keni ndëgjuar për rastet kur dikush ka vdekur gjatë seksit, dhe mund t`ju ketë dukur e pamundshme! Këto raste janë shumë të rralla dhe zakonisht arsyeja është gjendja e rëndë shëndetsore, më së shpeshti në lidhje me sëmundjet e zemrës.
Shmangni aktivitetet e shpeshta seksuale nëse keni anginë, aritmi, hipertension të pakontrolluar, kardiomiopati…Në rastet serioze, le të themi psh. në rastet kur keni patur infarkt paraprakisht, mjeku do të ju këshillojë se sa kohë do të ju duhet të apstenoni.
3. Disa afrodiziakë mund të jenë të rrezikshëm
Me shekuj, njerëzit kanë përdorur stimulantë për të përmirësuar jetën seksuale. Megjithatë, afrodiziakët ndonjëherë mund të jenë shumë të rrezikshëm.
Pas disa rasteve të sulmeve të zemrës por edhe të vdekjes, Organizata Botërore e Shëndetsisë, e ka ndaluar distribuimin e stimulantëve të caktuar seksualë, megjithëse mund të gjenden ende në tregje.
Para përdorimit të çfarëdo afridiziaku, sigurohuni që nuk i takoni grupeve të rrezikuara (zakonisht janë personat që kanë problem me zemër dhe me tension të lartë të gjakut).
4. Kondomët nga lateksi mund të jenë vdekjeprues
Kondomët nga lateksi janë shumë të popullarizuar, por disa njerëz janë alergjik në këtë material. Reaksionet më të shpeshta janë urtikaria gjenitale ndërsa në disa raste mund të vie tek reaksionet e rënda, ku ndihma e parë është e nevojshme.
Si zëvendësim adekuat mund të ju shërbejnë kondomët nga poliuretani apo nga materialet tjera mbrojtëse.
5. Seksi në shtatzani është i sigurtë, me disa përjashtime
Frika gjatë seksit se mos lëndohet shtatzana apo foshnja në të shumtën e rasteve është pa bazë. Nëse shtatzania është e shëndetshme, nuk ka arsye që të përmbaheni nga seksi.
Megjithatë, nëse shtatzania ështe me rrezik të lartë, nëse keni vërejtur gjak apo rrjedhje të lëngut amniotik nga vagina, shmangni marrëdhënjet seksuale. Gjithashtu, përdorimi i ndihmësve seksualë mund të shkaktojë infeksione dhe lëndime, këto përjashtime mund të jenë të rrezikshme për nënën dhe foshnjen.