Nëse ndonjëra nga lodrat e fëmiut tuaj është në listën për t`u tërhequr, ju duhet ta largoni menjëherë atë lodër dhe të ndiqni instrukcionet se si ta ktheni lodrën mbrapa për ta rimbursuar.
Nëse keni foshnje, është e lehtë për ta hutuar dhe për t`ia larguar lodrën pa e vënë re. Por nuk mund të jetë po aq e lehtë me vogëlushët apo parashkollorët. Nëse fëmiu juaj është aq i madh sa për të kuptuar se çfarë po ndodh, atëherë spjegojini për rrezikun në terme të shkurta dhe lutjuni për tju ndihmuar për ta bërë shtëpinë tuaj të sigurtë. Madje disa vogëlushë mund ta vlerësojnë ndihmën e ofruar për këtë problem serioz.
Në shumë raste, ju mund ti dërgoni lodrat mbrapa tek prodhuesi për rizëvendësim më të sigurtë për lodrën apo për t`u kompenzuar për këtë, dhe vetëm premtimi për të marrë një lodër të re mjafton për të zbutur goditjen e pavullnetshme të cilitdo fëmijë.