Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Mësoni fëmijën ti ndajë lodrat me të tjerët

A është normale që fëmija të jetë posesivë kur janë në pyetje lodrat?

Kur të ktheheni në shtëpi, bisedoni qetë me fëmijën tuaj për sjelljet e tij

Është normale që fëmijët në një periudhë të caktuar të jenë posesivë kur bëhet fjalë për gjërat e tij, sidomos lodrat. Megjithatë, të gjithë fëmijët reagojnë në mënyra të ndryshme, disa bëjnë skena histerike, disa qajnë, disa zemërohen, por ka edhe të tillë që mërziten dhe mbyllen në vetvete dhe vuajnë në qetësi. Por një gjë e kanë të përbashkët, asnjëri nuk dëshiron të ndajë atë se çfarë është e tij, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për vëllanë, motrën apo shokët.

Mirëpo, prindërit mund ti ndihmojnë vogëlushit të tyre, që të tejkalojë posesivitetin ndaj tjerëve.

Çfarë të bëj nëse fëmija bën skena për shkak të lodrave?

Kur vie gjer tek situata e tendosur, kur fëmija juaj refuzon që ti jap lodrën e vet fëmijës tjetër, është e rëndësishme që të keni sukses të përballeni me situatën por jo edhe ti merrni gjërat në duart tuaja.

Fëmijët janë veçanërisht të ndjeshëm në mesazhet tuaja prandaj nëse i thuani në mënyrë strikte që psh. ti jap kukullën motrës së tij, mund të mendojë që nëna apo babai e duan më shumë motrën!

Mundohuni të gjeni zgjidhje, por jo edhe fajtorë. Bëjini të ditur që të mundohen vet ti tejkalojnë mosmarrëveshjet dhe nëse gjërat dalin jashtë kontrollës, ofrojini disa opcione për zgjidhjen e situatës por mundohuni të qëndroni neutral, madje edhe nëse është në pyetje një fëmijë i panjohur. Sepse mund të ndodh që të jeni shumë subjektive dhe të reagoni dhunshëm kur dikush i merr lodrat e fëmijës tuaj dhe të ju duken qesharake apo simpatike kur fëmija juaj i merr lodrat dikujt tjetër. Në këtë mënyrë mund ti duket që gjithçka është e lejuar dhe më vonë mund të bëhet veçanërisht arrogantë.

Mundohuni që fëmijës tjetër ti tërhiqni vëmendjen në një anë tjetër kur vie tek situatat e tendosura dhe asnjëherë mos i zbatoni masat e juaja edukative në vende publike, pa marrë parasysh nëse keni arsye për këtë. Kur të ktheheni në shtëpi, bisedoni qetë me fëmijën tuaj për sjelljet e tij, apo tregojini ndonjë tregim të sajuar kur fëmija nuk do ti ndajë lodrat me fëmijët tjerë por si përfundim harron ku i ka lënë dhe nuk mund ti gjej dhe të luajë me ato…

Në çfarë gabojnë prindërit zakonisht?

Është e qartë që prindërit ndonjëherë nuk mund ti kontrollojnë reagimet, sidomos nëse fëmija bën skena të pakëndshme, megjithatë është e rëndësishme ti tejkaloni situatat dhe të mundoheni që të mos i përkeqsoni ato.

Shmangni vendosjen e detyrimeve për fëmijën. Paramendoni situatën se si do të ndiheshit po që se ndonjë i njohur vie në shtëpinë tuaj dhe iu merr një libër të cilin po e lexoni apo larg qoftë TV-në! Në mënyrë të njejtë ndjehet edhe fëmija juaj, kur dikush don ti merr lodrën e preferuar, keni parasysh.

Poashtu asnjëherë mos i merrni diç nga dora sepse mund të shkaktoni ndonjë reaksion edhe më të dhunshëm. Përveç kësaj, nuk është ide e mirë që ti thoni fëmijës që ti jap lodrën për pesë minuta, sepse fëmijët ende nuk e kuptojnë konceptin e kohës, prandaj kjo nuk do të thotë asgjë për të.

/komuniteti

/tema e javës

Java: Komente: