Ardhja në jetë
Hiquni sikur arushi apo kukulla më e dashur e fëmijës tuaj është prej vërteti — bëjeni të ecë, shkojë në shtrat, ose vallëzojë nëpër dhomë. Përfshijeni në aktivitete ditore — uleni në tryezë për darkë, për shembull dhe vendosjani një grykore.
Nëse flisni për atë që po bëni e ndihmon fëmijën tuaj me aftësitë gjuhësore. Aktroni çaste të lumtura dhe të trishtuara, që ajo të mësojë për ndjenjat dhe emocionet ndërsa zhvillon imagjinatën.
Më shty, të tërheq
Nëse vogëlushja juaj e tërheq veten dhe përpiqet të ecë, ndihmojeni të praktikojë me lojën e shtyje-tërhiqe. Përdorni një objekt të lëvizshëm si një karrige për fëmijë ose një kuti plastike mbushur me lodra lecke. Kur ajo mbahet në anë për mbështetje ju mund ta mbani anën tjetër të qëndrueshme.
Pastaj me butësi e tërhiqni kutinë drejt vetes për ta nxitur të hedhë një hap para. Shpejt ajo do fillojë të shtyjë ndërsa ju tërhiqni me butësi. Kjo e forcon besimin e saj deri ditën që do ecë vetë.
Përplas duart e lumtur
Tani, vogëlushja juaj mund t’i mbajë duart e hapura, mirëpo mund të duhet pak kohë derisa të përplasë duart vetë. Tani për tani përplasini për të ose lejojeni të mbajë duart tuaja kur i bëni bashkë.
Uluni përballë saj mbi dysheme ose mbajeni në prehër dhe këndoni bashkë këngë me përplasje duarsh. Këto nxisin aftësitë gjuhësore si dhe koordinimin dorë-sy.
Kush është fshehur aty?
Kur ishte fëmijë i pëlqene loja “bu”, tani vogëlushes tuaj i pëlqen të luajë kukafshehti të thjeshtë. Kur të çoheni në mëngjes fshihuni me radhë poshtë çarçafëve; kur bënji banjo, përdorni një peshqir të madh. Për më shumë qejf dhe të qeshura mund ta ngacmoni kur ajo fshihet. "Hmm, mos është kjo një këmbë? Apo është një krah?"
Lojëra si kjo e ndihmojnë vogëlushen të kuptojë se edhe pse nuk e sheh diçka, nuk do të thotë që ajo diçka nuk është aty. Për të ndryshuar, çojeni atë në një dhomë tjetër kur e keni mbështjellë me peshqir. Ajo do gëzohet kur ta nxjerrë kokën jashtë dhe të shohë një vend të ri.