Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Lodra për fëmijë nga 12 në 18 muajsh

\\\"Aktive\\\" është një mënyrë e mirë për të përshkruar vogëlushen tuaj

Vogëlushja juaj vërtet ka filluar të rendë sa andej këndej këto ditë dhe ndërsa vraponi pas trupit të saj të vogël nëpër rrugë ju merr malli për ditët kur ajo ende nuk i përdorte aq mirë këmbët e ssaj.

"Aktive" është një mënyrë e mirë për ta përshkruar atë tani dhe asaj i pëlqejnë të gjitha lodrat apo lojërat saqë përfshihet e tëra nga ato — topa, lisharëse, shkallë të vogla për ngjitje, janë disa. Duart e saj kanë filluar të koordinohen më mirë dhe tani i ndan më mirë lodrat, ndërton kulla më të mëdha me kuba dhe shkarravit.

Lojërat e saj përfshjnë shumë eksperimentime si "çfarë ndodh nëse e hedh këtë top?" ose "çfarë ndodh nëse tërheq këtë levë?" Ajo është shumë e interesuar për pasojat e veprimeve të saj dhe meqë kujtesa e saj nuk është zhvilluar shumë mirë, ajo nuk lodhet nga përsëritja. Vogëlusheve iu pëlqen të provojnë ato që bëjnë të rriturit që ato shohin, ndaj kërkoni lodra që imitojnë përditshmërinë.

Kuba të mëdhenj

Këto kuba prej kartoni janë mjaft të mëdhenj për të ndërtuar një mur apo kala apo çdo gjë tjetër që do vogëlushi juaj. Mirëpo pjesa më e mirë e procesit mbetet finalja — kur muret rrrëzohen.

Lodra që shtyhen dhe tërhiqen

Lodra të rënda që mund të shtyhen i japin mbështetje fëmijës ndërsa fillon të mësojë lëvizjet nëpër shtëpi. Vagonët janë idealë. Ka edhe lodra të tjera të mira për ata që mësojnë të ecin para dhe mbrapa. Ndaj jepini fëmijës diçka që i përshtatet: lodra që tërhiqen dhe palosen, bëjnë zhurma ose situata tërheqëse.

Lodra që seleksionohen

Vogëlushëve iu pëlqen të ndajnë, seleksionojnë, largojnë nga grumbulli dhe në thelb, të riorganizojnë jetën e tyre. Lodra që seleksionohen dhe grumbullohen janë shumë të mira për ata që po provojnë që herët aftësitë e zgjidhjes së problemeve.

Ushtrimore ngjitëse

Një pajisje sportive e vogël i siguron voglushit një vend të sigurtë për t’u ngjiur, fshehur, rrëshqitur dhe për të praktikuar të gjitha aftësitë motorike — vazhdimisht. Mirëpo këto lodra mund të jenë të shtrenjta dhe dalin shpejt jashtë përdorimit.

Topat

Çfarëdo topi që kapet lehtë pëlqehet shumë nga ky grupmoshë — topa që s’janë fryrë sa duhet, prej plastikës, prej cohës. Mos përdorni topa stiropori që mund të kafshohen. Kjo është mosha kur mund t’i mësoni fëmijës lojën “kape”. Filloni me pak — fëmija nis ta kuptojë ritmin para-mbrapa të lojës me praktikë.

Ngjyra që lahen dhe letra

Le të fillojë vizatimi! Mos i jepni fëmijës më shumë se dy re lapsa menjëherë — nuk doni që t’i ngatërroni — ndërsa letrën ngjiteni në dysheme që t’i bëjnë vijat pa e marrë letrën me vete.

Makina të vogla

Kjo mënyrë vetë-lëvizjeje mund të jetë më e pëlqyer se ecja. Shumë lodra të vogël që lëvizin kanë modele me doreza për të rritur që t’i shtyjnë kur fëmija lodhet. Shamguni nga modelet elektronike — janë të shtrenjta dhe heqin qejfin e të qenit në kontroll të lëvizjeve.

Punishte ose kuzhinë lodër

Fëmijët mjeshtra ose ata që duan të bëhen kuzhinierë kënaqen me orë të tëra nëse luajnë me modele plastike të përshtatshme për trupin e tyre. Këto lodra i japin fëmijës mundësinë të imitojë gjërat që sheh të rriturit të bëjnë dhe ia mbajnë gjatë ineresin edhe ndërsa fëmija rritet.

Libra me vizatime

Vogëlushit do t’i pëlqejnë libra me vizatime më të avancuara ku duken objekte dhe aktivitete të njohura. Ai mund të fillojë të ndjehet krenar për bibliotkën e vet të vogël dhe i lumtur që ka mundësinë të zgjedhë librin që do t’ia lexoni.

/komuniteti