Lodrat natyrisht që janë shumë të rëndësishme sepse secili fëmijë ka nevojë për to, ndërsa loja është e pamundur pa lodra. Egzistojnë shumë lloje lodrash, të cilat ndikojnë në zhvillimin motorik dhe social të fëmijës.
1. Kukullat, lodrat në forma kafshësh, mobiljesh, enësh, pajisjesh shtëpiake
Në vendin kryesor janë gjithsesi kukullat. Gjatë lojës fëmija kujdeset për kukullën, e mbath, e ushqen por edhe flet me të, ia beson sekretet e saj. Përmes kësaj lloj lodre, fëmija krijon shprehi punuese, mëson për punët shtëpiake por edhe për kujdesin dhe sjelljen ndaj njerëzve të afërt.
2. Lodrat Teknike
Këto lodra janë çdo ditë e më të pranishme në gjeneratat e sotme të fëmijëve. Telefonat celular, laptopet, ipad-ët dhe makinat me telekomanda nuk paraqesin më qudira teknike por gjëra të zakonshme. Sado që të jemi kundër tyre, fëmija duhet të jetë i njoftuar me këto gjëra.
3. Lodrat sportive
Lodrat sportive, topat, badmintonet, rollerët, etj janë shumë të rëndësishëm, sepse rrisin aktivitetin e fëmijës, zhvillojnë koordinimin e lëvizjes, orientimin në rrethinë dhe zhvillimin motorik.
4. Lodrat muzikore
Lojërat me lodra muzikore apo loja me ndonjë instrument inspiron fëmijët të jenë të pavarur dhe të çmojnë punën ekipore. Loja me këto lloj lodrash në ekipe ndikon në zhvillimin e aftësive sociale.
5. Lodrat didaktike
Këto lodra zënë një vend të veçantë, sepse me ndihmën e lodrave didaktike fëmijët i mësojnë ngjyrat, format, madhësitë… Këto janë mozaiqet, labirintet, puzzle të ndryshëm, etj. Përmes këtyre lodrave fëmijët mësojnë të jenë këmbëngulës dhe të kryejnë lojën deri në fund dhe kjo shpie në zhvillimin e aftësive motorike./bebaime.com/