Gjëja më e rëndësishme tek loja me kukull është që vogëlushët mësohen me aftësitë prindërore, dhe nëse e lejoni djalin tuaj të luaj me kukull dhe të kujdeset për të, ai do të mësojë ndjenjën e përgjegjësisë, dashurisë, kujdesit dhe vëmendjes, ndërsa kur të rritet sigurisht do të mësohet që të kujdeset më mirë për veten, por edhe për të tjerët.
Sigurisht, kjo nuk do të thotë që ai të mos luaj me lodra të tjera, për më shumë, mund të jetë në fjalë vetëm një fazë kaluese (dëshira për të imituar nënën apo motrën më të madhe) dhe kjo mund ti kalojë shpejtë. Madje nëse ka kërkuar vet të luaj me kukull, me siguri nuk do të luaj sikurse vajzat, por ashtu mund të bredh nëpër shtëpi me të dhe ta përdorë si çekiç si shembull…
Poashtu, kukulla mund të jetë e dobishme në rastet kur prisni foshnje, dhe vogëlushi juaj nuk është shumë i entuziazmuar me idenë se çfarë dëshiron, motër apo vëlla. Në këto raste, kukulla – foshnje mund të ndihmojë në ballafaqimin me zemërimin rreth foshnjes, por është shumë e rëndësishme që ju ti tregoni tërë kohën se si duhet të sillet ndaj foshnjes dhe si duhet përkujdesur për të, kështu në këso raste mund të ushtrojë me kukullën.