Frymëmarrja ritmike gjatë lindjes maksimalizon sasinë e oksigjenit të disponueshme për ju dhe bebin tuaj. Teknikat e frymëmarrjes poashtu mund të ju ndihmojnë në lidhje me dhembjet e kontraktimeve.
Kur jeni të tensionuara dhe të frikësuara, frymëmarrja e juaj bëhet e cekët dhe e shpejtë. Krahët tuaj janë të tërhequra drejtë veshëve dhe qafës tuaj dhe muskujt tuaj të shpatullave ndjehen të shtrënguar dhe të ngurtë. Nëse kaloni në gjendje paniku, filloni frymëmarjen, thithni ajër në mushkëritë tuaja dhe nxjerreni atë jashtë shkurtë, me gulçim të rreptë.
Frymëmarrja në panikë shkurton sasinë e oksigjenit që duhet të merrni për ju dhe bebin tuaj. Ju do të ndiheni të trullosura apo të dala jashtë kontrollës. Gjishtat tuaja do të ndihen sikur shpoheni me gjilpërë dhe goja juaj do tju ndjehet e mpirë.
Frymëmarrja në panikë është reaksion i zakonshëm nga situata stresuese dhe frikësuese. Është normale, por trupi juaj nuk mund të vazhdojë me këtë gjendje edhe për një kohë të gjatë pa u lodhur.
Gjatë lindjes, qëllimi juaj është që të ruani energjinë sa më shumë që mundeni dhe ti jepni fëmijës tuaj shumë oksigjen në mënyrë që të ballafaqohet me stresin e të qenurit i lindur. Frymëmarrja ritmike e ndihmon këtë.