Zhvillimi i dhëmbëve sigurisht që përfiton nga pak fluor. Ky mineral parandalon prishjen e dhëmbëve duke përforcuar smaltin dhe duke e bërë atë më rezistent ndaj acideve dhe bakterieve të dëmshme. Shumica e ujësjellësve shtetërorë sjellin ujë të përforcuar më fluor. (Mund të pyesni autoritetet komunale ose dentistin për ujësjellësin tuaj.) Nëse nuk ka, ose nëse e merrni ujin nga ndonjë pus, mund të blini një pajisje testuese nga shitorja e posaçme për të përcaktuar nivelin e fluorit në ujin tuaj. Nëse është më pak se.3 pjesë për million, pyeteni pediatrin tuaj a duhet t’i jepni fëmijës suplement (sasia e rekomanduar për fëmijë nën moshën 3 është .25 miligramë në ditë).
Pediatri mund t’ju japë recetë për suplement të fluorit si tableta ose pika. Pakëz fluor është i mirë për dhëmbët e fëmijës, por nëse marrin më shumë me kalimin e kohës mund të rezultojë në një gjendje shëndetësore të quajtur fluorosis që mund të shkaktojë njolla të bardha në dhëmbët e fëmijës së rritur.
Nëse jetoni në ndonjë zonë ku ka ujë me fluor, atëherë ka gjasa që fëmija të marrë fluor mjaftueshëm. Edhe uji në shishe apo lëngjet e frutave mund të përmbajnë fluor, edhe pse sasia rrallëherë shkruhet në etiketë.
Akademia Amerikane e Dentistëve Pediatër rekomandon që të prisni deri sa fëmija të jetë të paktën 2 vjeç para se të përdorë pastë dhëmbësh me fluor. Edhe kur të fillojë të përdorë pastën, duhet të përdorë sasi të vogël, sa një kokërr bizele secilën herë. Kjo pasi fëmijët e vegjël priren ta gëlltisin pastën e dhëmbëve në vend që ta nxjerrin jashtë. Nëse gëlltisin shumë pastë dhëmbësh mund t’ju shkaktohet fluorosis.