Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Shenjat e një kujdestareje të keqe

Kujdestaret dhe fëmijët

Nuk është gjithnjë e lehtë të kuptoni nëse kujdestarja e fëmijës po e bën punën që duhet. Për ta zbuluar këtë, mund t’ju duhet të bëni pak hulumtime. Disa prindër që nisin të dyshojnë diçka marrin me qira pajisje mbikëqyrjeje për kujdestaret. Mirëpo shpeshherë është e mundur të kuptohet se çfarë nuk shkon pa qenë nevoja të kalohet në atë veprim ekstrem.

Ndoshta keni telashe nëse:

• Vogëlushi nuk është i gëzuar kur e sheh kujdestaren apo dadon dhe bëhet i ankthshëm apo i tërhequr. Kujdestarja e rregullt kurrë nuk e zëvendëson mamin apo babin, mirëpo fëmija duhet të mësohet që ta dojë dhe besojë plotësisht kujdestaren e tij. Ndoshta vogëlushi juaj dhe kujdestarja nuk janë lidhur ende, ose kujdestarja nuk jep atë ngrohtësi dhe kujdes që fëmija ka nevojë. Si në çdo marrëdhënie njerëzore, ndërveprimi është me rëndësi. (Nëse dyshoni se diçka më e rëndë po ndodh, mësoni më shumë për shenjat e abuzimit me fëmijë.)

• Dado apo kujdestarja duket sikur mbajnë të fshehtë rutinën ditore. Mënyra se si vogëlushi juaj dhe kujdestarja e tij e kalojnë kohën nuk duhet të jetë e fshehtë. Kur vini në fshtëpi, me siguri mezi që prisni të dëgjoni për fëmijën dhe çfarë ka ndodhur për atë kohë që nuk keni qenë bashkë. Nëse kujdestarja nuk është e hapur me informacione, atëherë ose nuk është shumë e mirë në komunikim, ose ka diçka për të fshehur. Edhe një kujdestare e cila nuk e flet gjuhën tuaj mirë duhet të jetë në gjendje të përcjellë çastet e mira dhe të këqija të ditës së vogëlushit dhe e kupton se përse ju doni të dini.

• Fëmija juaj ka patur më shumë se një aksident që mund të ishte shmangur lehtë. Kujdestarja duhet t’i mbajë sytë tek fëmija dhe të dijë se çfarë po bën në çdo çast për të shmangur lëndime. Ndoshta ajo e lë fëmijën pa mbikëqyrje kur ai fle ose luan.

• Vëreni se kërkesat tuaja nuk zbatohen. Që të dyja ju punoni bashkë për t’u kujdesur për fëmijën, ndaj kujdestarja nuk duhet të sillet sikur di më shumë pëër vogëlushin tuaj apo për rritjen e fëmijëve se sa ju. "Unë nuk doja t’i ushqeja fëmijët me orar dhe këtë ia thashë kujdestares time" thotë Kirsi Tikka, një profesoreshë nga Port Uashingtoni, Nju Jork. "Mirëpo ajo këmbëngulte ta bënte." Pas pak kohësh, Tikka dhe ajo kujdestare nuk punuan më bashkë.

• Ajo duket sikur të kritikon për mënyrën si e rrit fëmijën. Edhe njëherë, ju duhet të jeni ekip. Dhe duhet t’i mirëprisni sugjerimet konstruktive nga kujdestarja e fëmijës tuaj — sidomos nëse ajo kalon shumë kohë me vogëlushin tënd që ndryshon nga dita në ditë. Mirëpo nëse ndjeni se ju të dyja nuk jeni në të njëjtën mendje sa i përket gjërave thelbësore si ushqimi, gjumi, siguria, atëherë me kalimin e kohës kjo marrëdhënie nuk do funksionojë.

• Dadoja apo kujdestarja shpesh vjen me vonesë. Një kujdestare e pabesueshme do t’ju lërë në baltë herë pas herë. Gjeni dikë që e dini se i përkushtohet punës dhe ka konsideratë për nevojat tuaja. Vonesa apo mungesat e pashpjeguara mund të nënkuptojnë se asaj nuk i besohet edhe për gjëra të tjera.

• Shpesh fëmija duket se nuk ka patur kujdes apo i papastër. Nëse kujdestarja e vogëlushit tuaj nuk kujdeset për gjërat më thelbësore, mund të jetë shenjë se ajo nuk është në nivelin e duhur kur është fjala për plotësimin e nevojave të të voglit.

• Historitë e saj nuk përputhen. Kurrë mos toleroni dikë që vjedh, gënjen apo ju mashtron në çfarëdo mënyre. Duhet të jeni në gjendje t’i besoni kujdestares në mënyrë që marrëdhënia të funksionojë.

 

Nena sumejes (8 vite më parë)
ateher mos punso kujdestare. Puneso veten ndaj femijes tend e jo te huajin.
Ermlie (13 vite më parë)
O pasha zotin ta kem una kujdestaren per cupen time te keqe ja marr shpirtin, e kom me vertete ................................. :P

/komuniteti