Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Përparësitë dhe të metat e “shërbimit të gjyshërve”

Foto: Sharie Kennedy/Corbis

Brengoseni nëse mund të keni sukses, të gjeni një kujdestare të mirë, të cilës do të mund ti besoni për aq pak para sa keni mundur ti ndani? Duhet të dilni në punë dhe nuk mund ti ofroni vetes qëndrimin në shtëpi me foshnjen tuaj? Si duket e vetmja zgjidhje për ju është gjyshja dhe gjyshi të cilët iu ofrojnë ndihmë. Të gjitha duhet ti merrni parasyshm, para se të pranoni që gjyshja dhe gjyshi të përkujdesen për foshnjen tuaj…

Anët e mira

Përparësia më e madhe kur kujdesen gjyshi dhe gjyshja për foshnjen tuaj, sigurisht që është paraja të cilën do ta kurseni. Në ditët e sotme, kur punohet edhe pas orarit të punës, më lehtë është që të merreni vesh me të afërmit tuaj rreth kohës së përkujdesjes, dhe shumë më e lehtë është që ti lusni ata nëse keni nevojë për ndihmën e tyre.

Edhe një përparësi është se kjo mënyrë do ta bëjë fëmijën tuaj që të afrohet me gjyshërit. Për fëmijën kjo është një mundësi që të njoftohet me historinë e familjes. Gjyshërit me siguri që do ti bartin tek fëmija traditën dhe zakonet familjare.

Kujtimet për aventurat dhe aksidentet nga e kaluara ai mund ti mësojë edhe nga vizitat familjare, mirëpo përmes ritualeve familjare nëse janë pjesë e jetës së përditshme të tij, do ti përvetsojë më së miri. Mirëpo, secila nënë e di që përkushtimi dhe përkujdesja rreth fëmijës nga 8 – 9 orë në ditë, është shumë e lodhshme. Çfarë përfitojnë nga kjo gjë gjyshërit? Për shumicën kjo është vetëm një mundësi e mirë që të afrohen me nipërit/mbesat dhe të ju dalin në ndihmë fëmijëve të tyre të rritur.

Anët e këqija

Fatkeqsisht, disa gjyshër thjeshtë, nuk mund të mbajnë tempon e fëmijës. Ndoshta gjyshja ka probleme shëndetsore, dhe nuk mund të kujdeset për fëmijën tërë kohën. Ndoshta ata do të shqetësohen së tepërmi nëse fëmija lëndohet gjatë lojës…

Natyrisht, problem mund të jetë edhe llastimi i tepërt i fëmijës. Nëse ata e mbushin fëmijën me dhurata dhe nuk i përfillin rregullat dhe disiplinën tuaj, atëherë ata nuk janë të mirë për këtë punë.

Dhe në fund, nëse ju dhe nëna juaj, apo vjehrra juaj, nuk keni raporte të mira, ndërsa ju i keni lënë fëmijën në përkujdesje, kjo sigurisht që nuk do të ju përmirësojë raportet tuaja.

Si të funksionojë?

Nëse vendosni për “shërbimin e gjyshërve” atëherë shërbehuni me këto strategji:

Respektoni njëra-tjetrën. Gjyshi dhe gjyshja duhet ti respektojnë rregullat që i keni caktuar ju, por kjo nuk ju jep të drejtë që të acaroheni sa herë që gjyshja i jep supë fëmijës në vend të bizeleve. Bëhuni të fortë kur është në pyetje shëndeti dhe siguria e foshnjes dhe bëhuni fleksibël në gjëra të tjera. Poashtu, duhet ta respektoni kohën dhe privatësinë e njëri-tjetrit.

Organizoni ’’provën’’. Le të qëndrojnë gjyshërit ca ditë me ju. Le të ju ndihmojnë rreth gjithçkaje dhe le të mësohen me rutinën tuaj. Tregojuni se ku gjenden ilaçet, gjërat të cilat i përdorni dhe lodrat e preferuara të fëmijës. Tregojini si vendoset fëmija në ulësen e makinës dhe cila është rruga më e shpejtë për tek pediatri i fëmijës tuaj.

Shkruani të gjitha! I shkruani të gjithë numrat telefonik të rëndësishëm. Nëse keni ndonjë rutinë të cilën dëshironi t`jua respektojnë siç janë shëtitjet e mëngjesit, dreka në kohën e caktuar, dremitja e pasdites…të gjitha këto shkruani, por mos e teproni.

Flisni për të gjitha. Kohë pas kohe pyetini se si shkojnë gjërat, kjo do t`ju jep mundësinë që të merreni me problemet të cilat mund të paraqiten ndërkohë. Nëse shpesh bisedoni për të gjitha, nuk do të vini në situatë që të lëndoni gjyshin dhe gjyshen nëse merrni ndonjë kujdestare që pasditeve të përkujdeset për fëmijën, në mënyrë që ata të pushojnë pak.

Bëhuni fleksibile. Gjyshërit sigurisht kanë ideja fantastike që mund të jenë të dobishme për ju dhe fëmijën tuaj. Nëse gjyshja është me fëmijën tuaj tërë ditën sigurisht që do ta dijë se cila vjershë e qetëson më së miri kur të fillojë të qajë.

Përshtatuni. Nëse ju e edukoni fëmijën në një mënyrë, gjyshja në një mënyrë tjetër, kjo do ta hutojë fëmijën dhe në fund vetëm do ta dëmtojë. Ndani librat, jepini artikuj/revista/ueb të ndryshëm për prindër, dhe bisedoni për të gjitha gjërat që nuk pajtoheni.

Flisni për financat. Gjyshërit sigurisht që nuk do të duan para nga ju. Por për këtë bëhuni kreativë. Dërgojini në darkë çdo javë, blejini ndonjë dhuratë të bukur…

Bëni gati një plan për raste të papritura. Secili prej nesh sëmuret apo ka ndonjë obligim që nuk mund ta anulojë. Siguroni dikë që mund të ju ndihmojë në situata të tilla dhe mund të përkujdeset për fëmijën tuaj.

Komunikoni dhe bëni kompromise. Mos u zemëroni menjëherë nëse gjyshja i ka dhënë fëmijës çokolata dhe këtë ju nuk e përkrahni. Në vend që të grindeni, sugjerojini asaj, që ti jep fëmijës nga një katrorë çokolate dy herë në javë. Sigurisht që do të pajtohet me këtë.

Bëhuni real në pritjet tuaja. Rrethanat ndryshohen (ndoshta do të punoni gjysëm orari apo gjyshja ka nevojë për më shumë kohë të lirë). Nëse ndodh diçka e tillë, sugjeroni asaj që të kalojë më pak kohë me fëmijën. Natyrisht, bindeni që ajo do të jetë ende pjesë e pandashme e jetës së fëmijës tuaj.

Pa marrë parasysh se për sa kohë do të përkujdesen gjyshërit për fëmijën tuaj, ajo do të jetë zgjedhja juaj më e mirë, të cilën keni mundur ta bëni për familjen tuaj.

/komuniteti