Zgjedhja e personit të duhur për këtë punë, mund të jetë një ndihmë dhe lehtësim i madh për ju, por vetëm nën kushtet në të cilat ju ndiheni shumë e sigurtë që do të jenë të gjitha në rregull.
1. Tregojini kujdestares se ku ndodhen gjërat e foshnjes, ushqimi, shishja, dhe cuclla. Mos harroni ti tregoni për nevojat apo shprehitë e veçanta të foshnjes. Për shembull, nëse foshnja nuk mund të fle pa lodrën e preferuar, ajo duhet ta di për cilën lodër bëhet fjalë.
2. Në një vend të dukshëm lërini numrat e rëndësishëm telefonik, para se gjithash numrin tuaj personal, numrin e bashkëshortit tuaj apo edhe numrat e personave të tjerë familjar (gjyshja, tezja...). Nuk do të ishte keq që ti leni edhe numrat telefonik të shërbimeve të ndryshme si psh. policisë, zjarrfiksave, ndihmës së shpejtë...
3. I thuani që në asnjë moment nuk duhet lënë foshnjen vetëm, sidomos në rastet në luhatëse apo pranë kafshëve shtëpiake (qeni, macja...).
4. Pregatitni të gjitha për të cilat do të ketë nevojë paraprakisht: panolinat, kremën dhe leckat e lagta.
5. Nëse kujdestarja për herë të parë po takohet me foshnjen, i thuani të ketë kujdes që të përkedhelë foshnjen, dhe që duhet të jetë e durueshme dhe e këndshme, derisa foshnja të mësohet me të.
6. Nëse foshnja ushqehet me shishe, gjithsesi tregojini enën ku duhet ta ziejë ujin, çfarë mase të qumështit pluhur i duhet për racion dhe në çfarë temperature duhet të konsumohet.