• Nuk e paguani kujdestaren për disa orë më shumë të cilat i ka kaluar duke u njoftuar me foshnjen tuaj dhe me rutinën e saj.
• Angazhoni fëmijët e shokëve/shoqeve për të ruajtur foshnjen tuaj dhe kështu nuk jeni të qartë në zbatimin e rregullave dhe pritjeve tuaja.
• Vonoheni pa patur nevojë në shtëpi në vend që ta përqafoni foshnjen tuaj dhe të largoheni. Kur niseni diku, thërrisni në shtëpi për të verifikuar nëse çdo gjë është në rregull.
• Nuk i leni kujdestares numrat e rëndësishëm telefonik në rast nevoje!
• Nuk i jepni pak më shumë lekë kujdestares tuaj si shpërblim për punën e bërë mirë. Kujdestarja të cilës i besoni dhe e cila është e dashur është shumë e çmuar. Duhet të dini ta mbani kujdestaren të cilës i besoni ju dhe foshnja juaj.