Shtimi në peshë gjatë shtatzënisë është i pashmangshëm, si dhe ndryshimi i dukjes trupore, prandaj jo rrallëherë shtatzënat bijnë në depresion të lehtë. Rrobat e deritashme fillojnë të bëhen shumë të ngushta dhe joadekuate, dhe ato pak gjëra që ju bëjnë taman, duken tmerrshëm.
Gjatë blerjes së rrobave të shtatzënisë, duhet të jeni të mençura dhe racionale – mos blini shumë rroba sepse nuk do ti bartni për shumë kohë. Gjithsesi provoni ato që planifikoni ti bleni dhe shikoni nëse ju bëjnë të ndiheni komode, këndshëm dhe që të kenë mjaft vend edhe për barkun tuaj.
Vishuni me disa palë rrobesh, rrobe të cilat mund ti zhvishni me rradhë, sepse mund të ndodh që papritur të ndjeni shumë nxehtësi.
Assesi: Mos vishni gjëra të cilat mund t`ju ngushtojnë, sikurse janë rrypat, çorapet, hullahopet dhe llastiqet e ndryshme të çorapeve.