Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

A është i sigurtë përdorimi i losioneve për rrezitjen e lëkurës apo shtretërve për rrezitje - solarium gjatë shtatëzanisë?

Solariumet paraqesin rrezik për ju dhe foshnjen tuaj

Nëse nuk ndiheni atraktive gjatë shtatëzanisë, pamja e lëkurës së rrezitur nga dielli mund të bëjë mrekullira në vetbesimin tuaj. Lajmi i mirë është që këta përbërës nuk janë të dëmshëm, prandaj është në rregull përdorimi i tyre në shtatëzani. Këto losione dhe spreje qëndrojnë në sipërfaqe të lëkures tuaj dhe nuk paraqesin rrezik për zhvillim të foshnjes suaj. Më e mira është që këto prodhime viteve të fundit kanë përparuar shumë, prandaj nuk keni arsye për tu brengosur.

Shtretërit për rrezitje janë tjetër gjë. Nuk ka ndonjë evidencë vendimtare që janë të dëmshëm për zhvillim të foshnjes, por ka shumë fakte që mund të jenë të rrezikshëm për ju.

Solariumet ekspozojnë të njejtin rrezik sikur dielli: ato emitojnë rreze ultraviolete (UV), të cilat shkaktojnë kancerin e lëkurës. Një studim pohon që vizita e shpeshtë prej dhjetë herë mbrenda vitit dyfishon mundësitë për zhvillim të melanomës- një nga llojet më vdekjepruese të kancerit. Melanoma shpërndahet në placentë, gjë që mund të jetë fatale për ju dhe për foshnjen tuaj.

Shtrierja në solariume mund të rrit temperaturen e trupit në nivel i cili mund të jetë i dëmshëm për foshnjen tuaj, veçanërisht gjatë tremujorit të parë. Shqetësim tjetër i kësaj është qëndrimi në shpinë për një kohë të gjatë i cili pengon qarkullimin e gjakut të zëmres tuaj dhe të foshnjes poashtu.

Përfundimisht, gratë shtatëzëna me lëkurë të ndjeshme të cilat i ekspozohen rrezeve UV qoftë nga solariumet apo nga dielli janë më të prirura ndaj kloazmës, njollave të errëta të cilat paraqiten në fytyrë dhe ndonjëherë edhe nëpër krahë gjatë shtatëzanisë.

/komuniteti