Përderisa ekspozimi kronik ndaj shpërbërësve të përdorur në salonet e manikyrit (si acetoni në shlyesin e llakut dhe tolueni në llakun e thonjëve) nuk është mirë për ju, manikyri i thonjëve një herë, në disa javë nuk është rrezik i madh, posaçërisht në rast se përkujdeseni që saloni të ketë ventilim të mirë.
Ka tejet pak apo dhe aspak fare evidencë se ekspozimi i grave shtatëzëna manikyrit apo pedikyrit është i dëmshëm për fetusin. Pedikyri mund të jetë tejet i mrekullueshëm në veçanti gjatë shtatëzanisë së vonë kur keni problem që ti arrini majat gishtave të këmbës për ti prerë thonjët.
Pasi që ndjeshmëria ndaj erërave është e rritur gjatë shtatëzanisë, tymi dhe erërat mund të shkaktojnë vjellje tek disa femra, prandaj lokali i ventiluar mirë është më së i domosdoshëm.