Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

A është i dëmshëm pastrimi i dhëmbëve gjatë shtatëzanisë?

Pastrimi dhëmbëve rekomandohet jashtëzakonisht shumë nga mjekët.

Benefitet e higjienës së mirë orale fillojnë para lindjes. Jo vetëm që nuk është i dëmshëm për shtatëzënat por është për t`u admiruar dhe në këtë mënyrë nëna mbron foshnjen nga ndonjë dëmtim. Është evidentuar që sëmundjet periodentale tek shtatëzënat mund të rezultojnë edhe me lindjen e parakoheshme të foshnjes.

Ne të gjithë e dijmë për vite me rradhë që çfarëdo inflamacioni në trup, përfshirë edhe dhëmbët, rezulton me rritjen e nivelit të hormoneve të caktuara dhe molekulave nxitëse në rrugët e gjakut.

Shumë studime sugjerojnë që këto hormone dhe molekula shkrehin në kontraktime në murin e mitrës, duke shpier në lindje të parakoheshme. Lindja e parakohëshme, veçanërisht pesha e vogël e lindjes paraqet një numër të madh të problemeve për nënën dhe foshnjen.

Shtatëzënat duhet të praktikojnë higjienën orale në shtëpi dhe të vazhdojnë me pastrimin profesional të dhëmbëve rregullisht gjatë shtatëzanisë.

/komuniteti