Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

A është e dëmshme që të vishen këpucë me taka të larta gjatë shtatëzanisë?

Ndikimi i takave të larta gjatë shtatëzanisë

Jo, por mund të jetë jo e rehatshme. Dhe me rrjedhën e mëtutjeshme të shtatëzanisë do të dëshironi që prapë ti ktheheni këpucëve me taka të ulëta, sepse qendra e gravitetit tuaj ka ndryshuar dhe ecja me taka të larta është bërë më e vështirë. Unë do të ju rekomandoja që diku rreth javës së 25 të fillonit me veshjen e takave të ulëta, posaçërisht nësë keni dhembje të forta të shpinës.

Veshja e takave të larta (bile dhe atyre me bazë të gjërë) nuk është ide e mirë gjatë shtatëzanisë. Kjo është për shkak se pesha e juaj rritet dhe forma e trupit dhe qendra e gravitetit ndryshon, duke ju bërë që të ecni ndryshe (dhe më pak stabil). Rrëzimi gjatë shtatëzanisë do të mund të ju lëndonte juve dhe foshnjën tuaj, prandaj mendoni dy herë para se ti shtoni lartësi belit tuaj në rritje.


/komuniteti