Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

A është e dëmshme ngjyrosja e flokëve gjatë shtatëzanisë?

Faktet e limituara që kemi tregojnë se sipas të gjitha gjasave, ngjyrosja e flokëve gjatë shtatëzanisë është e padëmshme. Organizata e Servisit Informativ të Teratologjisë – O.S.I.T. (Teratologjia është shkencë e cila studion deformimet dhe anomalitë në organizmin e njeriut) e cila na jep informata për rreziqet potenciale në pjellshmëri, thonë se studimet e bëra në kafshë rikonfirmojnë se nuk ka rrezik nga ngjyrosja e flokëve gjatë shtatëzanisë. Për më shumë O.S.I.T. sqaron se shumë pak kemikate që gjenden në ngjyrat e flokëve absorbohen në organizmin tuaj.

Por nëqoftëse prapëseprapë jeni të brengosur, pritni me ngjyrosjen e flokëve deri në tremujorin e dytë kur foshnja juaj në zhvillim është më pak e lëndueshme. Poashtu në vend të përdorimit të ngjyrës për ngjyrosje komplete të flokëve, përdorni nijansimin, vijëzimin apo ngjyrosjen parciale ku kemikatet kanë pak ose aspak kontakt me skalpin e kokës. (Çfarëdo agens i ngjyrosjes së flokëve i absorbuar në sistemin tuaj do të depërtonte nëpër lëkurën tuaj, por jo dhe nëpër skalpin e kokës tuaj).

Mund të keni ndëgjuar se përdorja e ngjyrosësve herbal është alternativë e mirë, nëqoftëse nuk doni të përdorni ngjyrosës sintetik me kemikate gjatë shtatëzanisë. Por të keni kujdes....“ shikova në të gjitha të ashtuquajtura preparatet herbale dhe natyrale në farmacinë që gjendej pranë. Si shtesë ndaj përbëresve të ndryshëm herbal –natyral të gjithë këta ngjyrosës kishin të njejtët përbërës kimiko-sintetik (siç janë p-phenylenediamini, dihydroxybenzeni, dhe aminophenoli) të cilat, firmat më të njohura i përdorin në ngjyrosësit e tyre permanent apo gjysëm-permanent“.

Kana e pastër (Lawsonia inermis) është ngjyrosës gjysëm-permanent herbal i cili është përdorur për mijëra vite, është i konsideruar i padëmshëm, por është i papërshtatshëm për përdorim, dhe duhet lënë që të veprojë për një kohë të gjatë, poashtu jep një nijansë të kuqe - të portokalltë e cila mund të mos ju pëlqejë. (Keni kujdes se produktet e kanës që vijnë në ngjyra të ndryshme dhe veprojnë shpejt, nuk janë kanë e pastër, dhe mund të përmbajnë kemikate sintetike, apo përbërsa metalik të cilët janë potencialisht të rrezikshëm).

Unë gjithsesi mendoj se gratë duhet të ndihen mirë me veten e tyre gjatë shtatëzanisë. Se a do të ndiheni më mirë me ngjyrosjen e flokëve apo do keni shkak që të brengoseni në 9 muajt e ardhshëm, është arsye e mirë për të menduar. Nëqoftëse vendosni që ti ngjyrosni flokët, atëherë përdorni dorëzat dhe punoni në ambient të ajrosur mirë që të zvogëloni eksponimin tuaj ndaj kemikateve të përdoruara në proces. Mos i leni ngjyrat në veprim më shumë se sa që është e nevojshme, dhe shpërlani kokën terësisht në fund të procesit.

/komuniteti

/tema e javës

Java: Komente: