Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Regjimi i shtratit

Çfarë është regjimi i shtratit?

Pothuajse një në pesë gra udhëzohet për regjim shtrati gjatë shtatzënisë. Kjo nënkupton, që shumicën e kohës se saj duhet ta kalojë e shtrirë në krevat. Kjo mund të zgjasë nga disa ditë e gjer në disa muaj.

Gjersa shtrirja në krevat mund të tingëllojë mirë për nënat e raskapitura, për shumicën e grave regjimi i shtratit është i mërzitshëm, jokomfort dhe i papërshtatshëm. Kur ditët bëhen javë, kjo ndjenjë më shumë bëhet torturë se sa relaksim.

A do të më duhet të qëndrojë në krevat gjatë gjithë kohës?

Mvaret. Nuk ka definicion standard për regjimin e shtratit, kjo ka të bëjë me atë se çfarë ju këshillon mjeku juaj. Përgjithësisht, regjimi komplet i shtratit, nënkupton të kaloni 24 orë në ditë shtrirë në krevat, dhe të qoheni vetëm për vizita tek mjeku apo për të shkuar në toalet.

Do të ju rekomandohet që të qëndroni anash gjatë shumicës së kohës. Ky pozicion merr presionin e mitrës tuaj të rëndë jashtë vena cava, venë e madhe që kthen gjakun nga pjesa e ulët e trupit në zemrën tuaj.

Megjithatë, disa mjek përcaktojnë forma më pak kufizuese të regjimit të shtratit, të njohura ndonjëherë si regjim shtrati i modifikuar ose i pjesshëm. Juve mund të ju thuhet të qëndroni në shtëpi dhe të qëndroni shtrirë në shtrat, por ju mund të jeni në gjendje që të ngriheni për ta bërë vete drekën, të bashkoheni me familjen tuaj në tryezë gjatë shujtave, ose edhe për të bërë dush, për shembull, ose ju mund të këshilloheni që të kufizoni aktivitetet tuaja normale dhe të merreni me ato më të lehta, dhe të pushoni në shtrat për disa orë, për çdo ditë.

Pse udhëzohet regjimi i shtratit?

Regjimi i shtratit përshkruhet për komplikime të ndryshme që mund të ndodhin gjatë shtatzënisë, për dekada të tëra. Shpesh përshkruhet për shtatzënitë me binjakë apo për shtatzënat e rrezikuara nga lindja e parakohëshme, duke përfshirë edhe atë nëse ju keni qafën e mitrës të dobët.

Mjeku juaj mund të ju udhëzojë regjim shtrati apo nëse dyshon që bebi juaj nuk zhvillohet si duhet në mitër (kufizim i rritjes intrauterine), apo nëse keni placenta previa (kur placenta juaj është e shtrirë jashtëzakonisht ulët në mitrën tuaj, pranë ose mbulon qafën e mitrës tuaj).

Si përfundim, juve mund të ju rekomandohet regjimi i shtratit edhe nëse keni hipertension gestacional të lehtë apo preeklampsia, duke shpresuar që do të ju ndihmojë të mbani presionin e gjakut në kontrollë.

A ka ndonjë hulumtim që tregon se regjimi i shtratit ndihmon?

Janë bërë disa hulumtime për regjimin e shtratit, por askush nuk e di me siguri të plotë nëse janë të dobishme për ndonjë nga këto probleme. Aktualisht, nuk ka prova të mjaftueshme për të konfirmuar ose përgënjeshtruar përfitimet e regjimit të shtratit për gratë me placenta previa, hipertension të lehtë apo preeklampsia, pamjaftueshmërinë e qafës së mitrës, ose kufizimin e rritjes intrauterine.

Ka pasur edhe disa studime për çudi se regjimi i shtratit ndihmon per të reduktuar rrezikun e lindjes parakohe, dhe një përmbledhje të të dhënave që janë në dispozicion por nuk gjeti prova bindëse për të justifikuar përdorimin e saj. Në fakt, disa hulumtime në shtatzënitë e pakomplikuara me binjakë, u gjet se në të vërtetë duke qenë në regjim shtrati në spital, ishte e lidhur me një rrezik të lartë për lindje të parakohëshme. Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve ka konkluduar që, regjimi i shtratit “nuk duket që përmirëson shkallën e lindjeve të parakohëshme dhe nuk duhet të rekomandohet në mënyrë rutinore”.

Në fund të fundit, sa më shumë studime të mira shkencore janë dëshpërimisht të nevojshme. Në ndërkohë, mjekët nuk bien dakord mbi kur dhe si të përshkruajnë regjimin e shtratit. Disa thonë se deri sa nuk ka prova të mira për të kundërtën, regjimi i shtratit ia vlen të provohet. Disa argumentojnë që regjimi i shtratit në vetvete ka efekte të ndryshme negative dhe disa gra nuk duhet të jenë subjekt i tij përderisa të kuptojmë me saktësi nëse më shumë bën mirë se sa dëm.

Këta mjekë janë të prirur të besojnë se përdorimi i regjimit të plotë të shtratit, duhet të jetë i cunguar, dhe se disa gra do të jenë më mirë vetëm duke e marrë më lehtë. Kjo nënkupton psh. kufizimin e nivelit të tyre të aktiviteteve, ndërprerjen e marrëdhënies së punës, shmangjen e bartjeve të rënda dhe qëndrimin e gjatë në këmbë dhe pushimin për disa orë gjatë ditës.

Si mund të jetë regjimi i shtratit i dëmshëm?

Regjimi i shtratit në fakt, mund të jetë i vështirë për shëndetin tuaj. Duke qenë në regjim shtrati komplet për një periudhë të gjatë rrit rrezikun nga mpiksja e gjakut. (Në disa rrethana, mjeku do të ju përshkruaj heparin gjaku të hollë për të ndihmuar parandalimin e mpiksjes së gjakut.) Ju poashtu mund të vuani nga pagjumësia, ndryshimet në metabolizmin tuaj, humbjen e eshtrave dhe dhimbjet.

Për më shumë, për shkak të mospërdorimit të muskujve, zemrës dhe mushkërive në mënyrë të zakonshme, ato humbasin fortësinë, duke ju bërë të ndiheni të dobëta dhe jashtëzakonisht të lodhura. Kur regjimi juaj i shtratit eventualisht hiqet, juve do të ju duhen javë të tëra për të rikthyer forcën, e cila e bën të vështirë përkujdesjen ndaj të posalindurit tuaj.

Përfundimisht, regjimi i shtratit mund të jetë shumë stresues. Izolimi dhe mërzia do të ju ndikojnë në shëndetin tuaj mental. Përveç kësaj, regjimi i shtratit mund të jetë një makth logjistik dhe një vështirësi financiare për ju dhe familjen tuaj. Juve do të ju duhet të ndërpreni marrëdhënien e punës dhe duhet të gjeni një kujdestare për t`u kujdesur për fëmijët tuaj të tjerë. Kur jeni në regjim shtrati komplet, do të ju duhet të mbështeteni tek të tjerët për gjithçka, për të ju sjellë ushqim dhe çfarëdo gjëje tjetër për të cilën do të keni nevojë.

Çfarë duhet të bëj nëqoftëse mjeku më udhëzon regjim shtrati?

Diskutoni me mjekun tuaj, të mirat dhe të këqijat e regjimit të shtratit. Nëse ju dhe mjeku juaj jeni dakord që regjimi i shtratit është ide e mirë për ju, atëherë informohuni saktësisht se çfarë niveli aktivitetesh ju lejohen – nëse duhet të qëndroni në shtrat 24 /7 apo vetëm të pushoni për periudha të caktuara gjatë ditës. Pastaj bisedoni me familjen tuaj, me miqtë dhe me punëdhënësin tuaj për të bërë një plan. Do të ju duhet një sistem mbështetës për t`ju ndihmuar gjatë këtyre ditëve.

Nëse do të jeni në regjim shtrati afatgjatë, ju do të keni nevojë për mbështetje profesionale shtesë. Konsultohuni me mjekun tuaj për t`ju referuar ndonjë terapeut fizik apo profesional, i cili do të ju mësojë ushtrime të thjeshta që kryhen në shtrat për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe mirëmbajnë tonin e muskujve. Terapeuti duhet të jetë në gjendje të ju sugjerojë mënyra për të ripozicionuar vetveten në shtrat në mënyrë që të ndiheni më komfort.

Ju gjithashtu mund të përfitoni nga këshillimi, sepse ju keni të ngjarë të ndjeheni të ndara mes detyrimit juaj për fëmijën e palindur dhe për familjen tuaj ose punën. Këshillimi mund të jetë i dobishëm edhe për partnerin tuaj, sidomos nëqoftëse regjimi i shtratit ka vënë një tendosje në marrëdhëniet tuaja.

/komuniteti