Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Llogaritja e ditës së lindjes

Për të llogaritur datën e lindjes, është e rëndësishme të mbahet mend saktësisht data e fillimit të ciklit të fundit menstrual. Kjo datë do të mjaftojë për të bërë një llogaritje të përafërt, me anë të një rregulli të përgjithshëm që e përdorin edhe mjekët gjinekologë.

Në jetën e përditshme, flitet për nëntë muaj shtatzëni. Me këtë tregohet zgjatja e shtatzënisë që nga momenti i konceptimit deri në ditën e lindjes së fëmijës. Por në fakt shtatzënia zgjat 9 muaj plus ditët nga dita e parë e menstruacioneve të fundit deri në momentin e konceptimit. Metoda më e përdorur për të matur kohën e shtatzënisë është ajo që shprehet me javë, pasi java është kohëzgjatja më e mirë që përshkruan ritmin e ritjes së fetusit.

Në mjeksi quhet rastësi shumë e veçantë korespondimi i datës së lindjes, me atë që japin të gjitha tabelat llogaritëse sado të sofistikuara dhe të dixhitalizuara që të jenë. Do të ishte shumë e bukur dhe shumë e këndshme korespondimi i datës së lindjes me parashikimin e saj, por fundin e shtatzënisë e vendosin faktor të shumtë. Ato mund të jenë edhe patologjikë. Është vërejtur gjithashtu se gratë me fëmijën e parë lindin pak më shpejt në kohë se në lindjet e dyta e të mëtejshme të tyre. Edhe kohëzgjatja mesatare e cikleve menstruale si dhe kohëzgjatja luteinike e bëjnë të vështirë përcaktimin qoftë edhe me përafërsi të periudhës së ovulacionit, pasi nuk mund të parashikohet qartë data e konceptimit, përveçse kur është kryer vetëm një raport seksual midis menstruacioneve.

Literatura referon në gratë me kohëzgjatje mesatare prej 28 ditë të ciklit menstrual me shtatzëni normale, është e mundur që lindja të ndodhë në muajin e caktuar duke përfshirë 15-17 ditë para ose 15-17 ditë pas datës së parashikuar. Vetëm 5 fëmijë në 100 lindin në datën e parashikuar. Afërsisht 30 fëmijë lindin më parë dhe rreth 65 fëmijë më vonë se dita e llogaritur. Në këtë këndvështim, data e llogaritur e lindjes së fëmijës është orientuese.

Llogaritja e datës së lindjes, sipas llogaritësit të paraqitur, shoqërohet edhe me korrektimin për shkak të kohëzgjatjes mesatare të ciklit menstrual por pa marrë parasysh fazën luteinike. Edhe ky korrektin nuk e bën të aritshme saktësinë e parashikimit të datës së lindjes, por vetëm e përafron akoma më shumë. Gjithashtu duhet ditur se llogaritja e datës së lindjes është e ndryshme në shkollat përfaqësuese mjeksore të popujve dhe kulturave të ndryshëm. Është e kuptueshme se ndikimin kryesor e jep tradita e trajtimit të gruas shtatzënë, mënyra e të ushqyerit, klima dhe ambjenti, shërbimi shëndetsor gjatë shtatzënisë si dhe faktorë të tjerë social dhe ambjental. Por faktori kryesor i datës së lindjes së fëmijës është vetë nëna, organizmi i saj. Ajo është një individ unik pa asnjë kopje tjetër. Prandaj më qetësi, durim dhe dashuri duhet pritur dita e lindjes së fëmijës.

/komuniteti