Kur një grua ngelet shtatzënë, trupi i saj fillon të prodhojë një hormon të quajtur HCG (Human Chorionic Gonadotropin). Ky hormon jep rezultatin pozitiv në testin e urinës dhe të gjakut. HCG prodhohet nga embrioni në vendin e implantimit. Implantimi ndodh në ditën e 6 deri 10 pas konceptimit. Kur embrioni rritet niveli i HCG dyfishohet çdo 2-3 ditë. Qëllimi kryesor i këtij hormoni është të mbajë një balancë të drejtë midis estrogjenit dhe progesteronit deri sa placenta të filloj ti prodhojë në sasi të mjaftueshme. HCG e arrin pikun në javën 10 deri 12 duke arritur nivele deri 300 000 mIU/ml dhe më pas ky nivel bie.
Gratë shtatzëna mund të ndryshojnë, përsa i përket nivelit të HCG-së në periudha të ndryshme të shtatzanisë. Por me tu shfaqur HCG, niveli i saj nuk bie më deri në javën 10-12 të shtatzanisë (moshë menstruale). Një rënie dramatike e nivelit të HCG mund të jetë indikator i një ndërprerjeje shtatzanie. Tabela më poshtë jep një nivel mesatar të HCG të shprehur në mIU/ml në gratë shtatzëna me moshë 3 deri 26 javë nga menstruacionet e fundit. Duhet marrë parasysh që në gratë shtatzëna HCG-ja mund të rritet më shpejtë.
Një nivel HCG-je më i vogël se 5 mIU/ml tregon se ju nuk jeni shtatzënë.
Javë, që nga periodat e fundit - (Sasia e HCG mIU/ml)
3 (5 - 50)
4 (4 - 426)
5 (19 - 7,340)
6 (1,080 - 56,500)
7-8 (7,650 - 229,000)
9-12 (25,700 - 288,000)
13-16 (13,300 - 254,000)
17-24 (4,060 - 165,400)
25-40 (3,640 - 117,000)
Gratë shtatzëna zakonisht kanë një përqendrim në serum të HCG nga 10 deri në 50 mIU/ml në javën që vjen pas asaj të koncepsionit. Maximumi arrihet midis muajit të dytë dhe të tretë dhe më pas përqëndrimi bie.