Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Si ti rris mundësitë për të mbetur shtatzënë

Mundohuni që të jetoni në mënyrë të shëndetshme

- Hani ushqim të llojllojshëm, shumë pemë dhe perime, si dhe ushqim të pasur me proteina – peshk dhe shpezë

- Ndërpreni duhanin

- Largoni alkoholin

- Ushtroni rregullisht

- Pushoni dhe shmangni stresin

Këshilloni partnerin të jetojë shëndetshëm

Këshilloni partnerin që të mos vesh ndërresa apo pantalona të ngushtë, që të zvogëlojë mundësinë e problemeve me spermë.

Mos planifikoni kur do të bëni dashuri, bëjeni këtë spontanisht , por nëse nuk po mundeni të mbeteni shtatzënë, natyrisht se duhet angazhuar rreth kësaj.

Bëni dashuri para kohës së ovulimit

- për ta ditur ovulimin duhet ta llogarisni përmes kohëzgjatjes së ciklit. Nëse e keni ciklin normal, 28 ditë, me siguri ovulimin do ta keni 14 ditë.

- ovulimin mund ta përcjellni edhe përmes asaj se si duket muskusi cervikal – në periudhën rreth ovulimit ai është i zgjeruar dhe i zgjatur, ndërsa jashtë tij është i trashë dhe i pazgjatur.

- edhe një mundësi paraqet edhe përcjellja e temperaturës bazale – çdo mëngjes, duke filluar nga dita e parë e ciklit, para se të ngriteni, nën gjuhë matni temperaturën dhe mbani në shënim një diagramë. Në momentin kur iu kërcen temperatura dmth. ajo paraqet ovulimin, në atë mënyrë duke e përcjellur temperaturën bazale gjatë tre muajve, në muajin e katërt do ta dini se kur duhet të keni marrëdhënje – menjëherë para kërcimit të temperaturës.

- egziston edhe një mënyrë e thjeshtë – të bleni një set për parashikimin e ovulimin, i cili mat nivelin e hormoneve të caktuara dhe përdoreni në periudhën kur do të duhej të jetë ovulimi.

Mundohuni që sa më shpesh të keni marrëdhënje seksuale

Marrëdhënjet e shpeshta intime, përveç që rrisin mundësinë për të mbetur shtatzënë, krijojnë edhe afërsinë në mes të partnerëve!

/komuniteti