Momentin që e dini se kur lirohet veza nga vezoret tuaja, ju mund të planifikoni marrëdhënie seksuale gjatë ditëve tuaja fertile: që nga tre ditë para ovulimit, gjer në ditën e ovulimit. (Të filluarit më herët nuk shkakton dëm; disa gra kanë mbetur shtatzënë nga marrëdhëniet seksuale 6 ditë para se të ovulonin.)
Ju do të keni një sërë ditësh për aktin seksual të konceptimit, sepse sperma mbijeton 5 – 6 ditë në trupin tuaj. (Veza juaj mbijeton vetëm për një ditë). Kjo nënkupton që, ju mund të keni marrëdhënie seksuale të hënën, sperma mund të mbijetojë në tubat tuaja fallopiane, duke pritur vezën të rrëshqasë, gjer rreth të enjtes – apo ndoshta edhe të dielën e vonshme.
Nëse nuk jeni të sigurta kur e keni periudhën e ovulimit, e kemi një rregull të lehtë për ta provuar: kryeni marrëdhënie seksuale çdo ditë. Marrëdhëniet e shpeshta seksuale, nënkuptojnë që, ju keni spermë të shëndetshme duke pritur në tubat tuaja fallopiane për çdo ditë, të gatshme për akcion, kurdo që të lirohet veza. (Nëse dëshironi marrëdhënie seksuale më të shpeshta se çdo ditë, edhe kjo është në rregull. Kjo nuk ndihmon të konceptoni më shpejtë, por as nuk shkakton ndonjë dëm.)
Një këshillë tjetër: Nëse ju dhe partneri juaj po prisni për marrëdhënie seksuale gjer në ditët tuaja fertile, siguroni që nuk po kaloni nëpër një kohë të gjatë. Partneri juaj duhet të ejakulojë së paku njëherë në ato ditë para periudhës suaj fertile. Nëse ai këtë nuk e bën, ka gjasa të ndërtojë spermë të vdekur në farën e tij dhe kjo spermë nuk mund t`ju lë shtatzënë.