Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Shtatzania e rrezikuar

Si ta kuptoj nëse shtatzania ime do të jetë më pak ose më shumë e rrezikuar?

Secila shtatzani është e veçantë dhe asnjëherë nuk dihet si do të zhvillohet ajo. Nëse keni pasur probleme me shtypjen apo sheqerin në gjak para shtatzanisë, psh. është e mundur që këto probleme të vazhdojnë apo madje të përkeqsohen gjatë shtatzanisë, dhe për këtë do të keni nevojë për kontrolla shtesë.

Nëse keni pasur shtypje të lartë gjatë shtatzanisë së mëparshme, ka mundësi që kjo të ndodh edhe në shtatzaninë e ardhshme…Por më së miri është, që të zvogëloni rrezikun, duke ndërprerë duhanin, duke lëvizur më shumë, duke u ushqyer shëndetshëm, duke shmangur stresin…

Shtatzanitë me rrezik të lartë janë ato të cilat kërkojnë kontrolla të posaçme dhe mbikqyrje. Fatmirësisht, më shumë egzistojnë shtatzani me rrezik të ulët, ku me përcjellje dhe këshillim normal të mjekut, me rrezik minimal arrihet fundi i shtatzanisë dhe foshnja e shëndetshme.

Kur është shtatzania e rrezikuar?

Kur nëna është duhanpirëse, kur është shumë e dobët apo shumë e trashë, kur përdorë alkohol, drogë apo kur ka ndonjë problem shëndetësor që para shtatzanisë, pa marrë parasysh nëse është me terapi ilaçesh apo jo.

Të dhënat për problemet gjatë shtatzanisë së mëparshme mund të ju klasifikojnë në shtatzaninë me rrezik të lartë – lindja e parakohshme, anomalitë tek foshnja, tromboza, sëmundja e sheqerit në shtatzani dhe shtypja e lartë.

Egzistojnë edhe faktorët të cilëve duhet kushtuar vëmendje edhe gjatë lindjes – foshnja shumë e madhe, foshnja shumë e vogël, binjakët, foshnja e cila nuk është kthyer me kokë poshtë, por me ndonjë pjesë tjetër të trupit, operimi cezarian i mëparshëm, gjakderdhja gjatë lindjes së mëparshme…

Nëse nuk e keni përjetuar asnjërën nga këto më lartë, nëse nuk keni patur probleme gjatë shtatzanive të mëparshme, atëherë mundësitë janë shumë të vogla që të keni probleme gjatë kësaj shtatzanie.

/komuniteti