Përdorimi i alkoholit gjatë shtatëzanisë mund t`ju bëjë dëm juve dhe foshnjes tuaj e cila po rritet dhe zhvillohet në ju, kështu që më së miri është që ti shmangeni plotësisht. Sasia e madhe e alkoholit krijon mundësi që të ndikojë më shumë në foshnjen.
javë pas jave
Shprehitë e këqija
A duhet ti shmangeni alkoholit gjatë shtatëzanisë?
Si ndikon alkoholi tek foshnja?
Alkoholi mund të ndikojë në rritjen e foshnjes dhe mund të shpie deri tek i ashtuquajturi ndalim intrauterin në rritje, rrit rrezikun për abort dhe për lindje të parakohshme. Përveç këtyre komplikimeve, mund të shpie tek sëmundja “ Sindromi alkoholik i fetusit” i cili përfshin një kompleks problemesh fizike dhe mentale në zhvillim.
Foshnjat që lindin me këtë anomali, kanë probleme me madhësinë dhe peshën e lindjes, mund të kenë kokë më të vogël, fytyrë karakteristike, anomali në zemër dhe probleme me nyje.
Disa foshnja mund të kenë të gjitha këto simptome, përderisa të tjerat mund të kenë vetëm disa nga këto, për këtë sindrom nuk ka ilaç dhe problemet në të sjellur dhe vonesat eventuale në zhvillim, madje edhe retardimi, done të pranishme gjatë tërë jetës.
A guxoj të pi kafe?
Ndjeshmëria në kafein është individuale dhe me konsumimin e rregullt vie deri tek zhvillimi i tolerancës në shumë prej efekteve të saj. Kafeina akumulohet në trup, dhe sekretohet pas disa orëve, kështu që efektet e saj janë relativisht koheshkurtë dhe kalojnë për disa orë.
Shumë shtatëzëna nuk e kanë qejf mendimin që duhet ti shmangen rutinës mëngjesit apo pasditës për të pirë kafe. Përderisa kafenë dhe pijet me kafein siç është koka-kola të pini në sasi të lejueshme, respektivisht gjer në 300 mg në ditë, këtyre shprehive duhet ikur.
Pra, një deri në dy shole kafeje apo koka-kole në ditë nuk do t`ju bëjnë dëm juve apo foshnjes tuaj, përderisa nuk e tejkaloni këtë masë.
Cilat janë rreziqet e konsumimit të duhanit gjatë shtatëzanisë?
Duhani „Pasiv“
Gjithsejt 15 % e tymit duhanit e thith vet konsumuesi, ndërsa 85 % të tjerët rreth tij. Nëse tërë ditën konsumoni tymin “pasiv” atëherë kjo është ekuivalent me konsumim të duhanit, sikurse dy deri në tre cigare në ditë. Fëmijët të cilët rrinë në tym të duhanit kanë më shpesh infeksione të traktit të frymëmarrjes por edhe zvogëlim të funksionimit të mushkërive, astmës dhe simptome të tjera të irritimit të organeve respiratore.
Përderisa anëtarët tjerë të familjes suaj nuk dëshirojnë të ndërprejnë duhanin, lusni që këtë të mos e bëjnë mbrenda në shtëpi nëse kjo është e mundur. Në dhomën ku do rrini më së shumti apo ku do fleni duhet të jetë zonë e pastër nga duhani. Përveç kësaj, nëse jetoni në hapsirat në të cilat pihet duhani, mundohuni që sa më shumë kohë të kaloni jashtë në ajër të pastër, larg tymit duhanit, ashtu që në këtë mënyrë të zvogëloni ndikimin e dëmshëm të tymit të duhanit.
Duhani „Aktiv“
Nëse duhani pasiv mund të ndikojë në zhvillimin e foshnjes, paramendoni se çfarë ndikimi mund të ketë duhani aktiv! Secili e di që nëna e ardhshme gjatë shtatëzanisë ushqen edhe veten edhe fetusin por mos harroni se ajo merr frymë për të dy! Egzistojnë indikacione që vajza nga nëna e cila ka konsumuar duhan gjatë shtatëzanisë, do ketë vështirësi për të ngelur shtatëzënë, pa marrë parasysh nëse është vet duhanpirëse apo jo.
Gratë të cilat pijnë duhan gjatë shtatëzanisë janë më të rrezikuara nga aborti spontan gjatë tremujorit të dytë, të lindjes së parakohshme apo ndërprerjes së zemrës tek foshnja. Dhe jo vetëm kaq, tek fëmijët, prindërit e të cilëve janë duhanpirës vie shpesh deri tek vdekja e papritur në fëmijërinë e hershme (vdekja e paspjegueshme), foshnjat mund të zhvillohen më ngadalë, mund të kenë zhvillim më të dobët intelektual dhe probleme në të sjellur. Tek këta fëmijë më shpesh lajmërohen infeksionet e veshëve, astma, bronhiti, dhe probleme të tjera të frymëmarrjes. A nuk është shëndeti i fëmiut tuaj arsye e mjaftueshme për ti ndihmuar edhe vetvetes?
Cilat janë pasojat nga drogat?
Nëse shikojmë në përgjithësi, drogat janë të dëmshme në çfarëdo forme në çfarëdo kohe të jetës, por sidomos gjatë shtatëzanisë. Drogat e rënda, sikurse heroina, kokaina, PCP dhe LSD ndikojnë në ndalimin intrauterin në rritje, mund të ndikojnë në zhvillimin e trurit, ndërsa foshnjat të cilat lindin nga këto shtatëzani mund të shfaqin simptome “abstenimi” sepse janë mësuar me këto substanca dhe kur mbeten pa këto, reagojnë të shqetësuara, vjellin dhe mund të kenë probleme serioze në të ardhmen.
Si ta shmangni stresin?
Stresi është ndjekësi më besnik i njeriut në shekullin 21. Ndikimi i tij, është individual. Përveç kësaj, gjatësia e ndikimit të stresit si dhe forma e tij janë shumë të rëndësishme për të vlerësuar ndikimin e tij në shtatëzani.
Mundohuni që, bile në këtë periudhë kur është e rëndësishme çfarë fillimi do ti jepni foshnjes suaj, të zvogëloni mundësinë që të ndodheni në situatë që të ndikoni negativisht në vetvete, kthehuni njerëzve të cilët ju kënaqin dhe mundohuni të izoloheni sa më shumë nga ata që nuk ju konvenojnë.