Rreth 10 për qind e moshës riprodhuese, kanë vështirësi për të mbetur shtatzënë. Rreth 30 për qind të rasteve janë për shkak të problemeve tek femra, 30 për qind të problemeve tek mashkulli, dhe pjesa tjetër për shkaqe të pashpjegueshme ose faktorë të shumëfishtë që përfshijnë të dy partnerët.
Nëse ju keni pasur marrëdhënie seksuale të rregullt, të pambrojtur, për më shumë se një vit (ose gjashtë muaj, nëse ju jeni mbi 35 vjeç) pa konceptimin, kontaktoni mjekun tuaj. Gati 90 për qind e çifteve me probleme infertiliteti, mund të trajtohen me sukses. Mbani në mend se normat e suksesit mund të ndryshojnë, pasi që një çift mund të ketë probleme të shumta.