Jo, në asnjë mënyrë nuk duhet ndërprerë terapinë e mëparshme në kokën tuaj, sepse ajo u është përshkruar me arsye dhe për këtë së pari duhet konsultuar me mjekun i cili ua ka udhëzuar, më pastaj me gjinekologun, por ndoshta edhe me gjenetistin, që së bashku të vendosni nëse duhet vazhduar terapinë, ndërruar dozën apo ndërruar ilaçin.
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Pregatitja për shtatzani
Nëse jam duke përdorë ilaçe, a duhet ti ndërpres para se të mbetem shtatzënë?
A duhet të marrë vitamina para shtatzanisë?
Nëse ushqeheni shëndetshëm, sigurisht konsumoni mjaft vitamina, përveç acidit folik, të cilin gjithsesi duhet marrë tre muaj para se të planifikoni shtatzaninë, nga 0.4 mg në ditë. Më parë vitaminat janë marrë në sasi më të mëdha, por në ditët e sotme vlen mendimi që nëse ushqeheni shëndetshëm kjo do të jetë e mjaftueshme. Zakonisht vegjetarianët duhet të marrin sasi shtesë të hekurit dhe vitaminës B, por edhe për këtë së pari duhet konsultuar mjekun.
A mund të jetë acidi folik i dëmshëm?
Jo, por nëse nuk dëshironi ta merrni përmes tabletave, pasuroni ushqimin tuaj, me ushqimin i cili e përmban atë në sasi të medha, siç janë psh. perimet me gjethe të gjelbëra.