Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Klamidia

Çfarë është klamidia?

Pasoja e klamidias së pashëruar mund të jetë steriliteti

Klamidia është sëmundje seksuale, e cila nëse nuk shërohet, mund të dëmtojë organet gjenitale dhe të shpie gjer tek steriliteti tek femrat, poashtu edhe tek meshkujt. Shkaktarë i klamidias është bakteria e quajtur Chlamydia trachomatis, ndërsa mund të infektohet secili person që është seksualisht aktivë.

Si bartet klamidia?

Klamidia bartet me anë të marrëdhënjeve seksuale, ndërsa bartës potencial janë që të dy gjinitë. Sa më i madh numri i partnerëve seksualë, aq më i madh është rreziku nga infeksioni. Për këtë, mashkujt dhe femrat kohë pas kohe duhet të testohen për këtë sëmundje.

Cilat janë simptomet e klamidias?

Simptomet e klamidias mund të jenë aq të lehta, sa të mos i dalloni fare. Studimet kanë treguar që në 70-80 % të rasteve, të infektuarit nuk ndjejnë kurfarë ndryshimesh në organizëm. Megjithatë, simptomet e para do të duhej të shfaqeshin pas një-tre javësh pas seksit me personin e infektuar, ndërsa ato janë:

• Djegësira gjatë urinimit

• Sekret i shtuar vaginal

• Dhembje në pjesën e poshtme të shpinës

• Dhembje e pazakontë gjatë seksit

• Gjakrrjedhje vaginale gjatë ciklit

Si shërohet klamidia?

Nëse bakteria e cila shkakton klamidian vazhdon të zhvillohet në organizmin tuaj pa u hetuar, pasoja mund të jetë steriliteti. Për këtë është e domosdoshme që një herë në vit të testoheni për klamidia.

Nëse testi rezulton që jeni infektuar me këtë sëmundje, mjeku me siguri që do të ju përshkruajë një nga antibiotikët e përshtatshëm. Edhe pse klamidia relativisht shërohet lehtë, ju mund ta merrni përsëri, nëse partneri juaj nuk është shëruar poashtu. Për këtë është e nevojshme që të dy të testoheni dhe të shëroheni.

Çfarë pasojash mund të lë klamidia në shtatzëni?

Infektimi me klamidia paraqet rrezik potencial për nënën dhe për frytin sepse mund të shkaktojë shtatzëninë jashtë mitrës, abortin spontan por edhe lindjen e parakohshme apo infektimin e placentës.

Poashtu, shkaku i klamidias, foshnja mund të ketë peshë të vogël në lindje por edhe mund të infektohet gjatë kalimit nga kanali i lindjes. Për këtë është e domosdoshme që para konceptimit të testoheni për këtë sëmundje, dhe nëse jeni të infektuar, të shëroheni në kohë.

A mund të bartet klamidia në foshnje?

Rreth 50 % e foshnjave të cilat vijnë në këtë botë me anë të lindjes vaginale, do të infektoheshin me klamidia nga nëna. Përveç kësaj, në gjashtë muajt e parë nga lindja, 50 gjer në 70 % të fëmijëve të infektuar, vuajnë nga pezmatimi i mushkërive apo konjuktivi.

Megjithatë, përdorimi i antibiotikëve gjatë shtatzënisë mund të parandalojë në mënyrë efikase infeksionin e fëmijës. Edhe pse këto infeksione mund të jenë shumë serioze, foshnja e cila gjatë kohës shërohet me antibiotikë, zakonisht kalon mirë.

(8 vite më parë)
Pershendetje une e kom pas problem me clahmidia mka dal pozitiv doktorri mka dhan antibiotik me pi une edhe burri mas 2 jave per perserit dhe mka dal negativ deshta me dit a perseritet apet kam pas 2 aborte

/komuniteti